Konkursi i sigurisë kibernetike në Dubai, habisin talentet shqiptare! - Business Magazine Albania

Konkursi i sigurisë kibernetike në Dubai, habisin talentet shqiptare!

Ekipi shqiptar  triumfoi në konkursin botëror të sigurisë kibernetike në Dubai. Ekspertët e IT nga institucionet kombëtare zyrtare sollën në Shqipëri kupën e vendit të parë në garën mes 108 vendeve.Shqipëria fitoi vendin e parë në kompeticionin ‘Global cyberdrill’ të organizuar nga këshilli kombëtar i sigurisë kibernetike në emiratet e bashkuara arabe. Një garë e fortë ndërkombëtare mes 108 shteteve, ku ekipi shqiptar me tre ekspertë IT nga Agjencia kombëtare e shoqërisë së informacionit dhe Autoriteti i sigurisë kibernetike la pas specialistët e vendeve të zhvilluara.

Është eventi më i madh botëror në fushën e sigurisë kibernetike. Për kompeticionin ishte rekord Guinness që komisioni teknik kishte 108 shtete. Të gjithë pjesëmarrësit janë në institucione zyrtare që mbulojnë sigurinë kibernetike nga të gjithë shtetet. Praktikisht të gjithë sulmet që kemi pasur, duke i zgjidhur efektin e tyre ne na ka bërë që të rritemi profesionalisht, të jemi krenar për çfarë kemi arritur jo vetëm për kolegët apo për veten tonë, por edhe për Shqipërinë. Edhe pse një vend i vogël mund të arrijmë gjëra të mëdha”-shprehet Ilir Daka- ekspert IT, AKCESK.

lexo: Ja si krijohen halucinacionet dhe ‘idetë e çuditshme’ deri në moshën 23 vjeç, prej përdorimit të telefonit

Çelësi i suksesit duket se është përvoja e krijuar në institucionet shtetërore mbi reagimin për sulmet kibernetike… Por përfaqësuesit e Shqipërisë në konkursin global në Dubai, tregojnë se nuk ka munguar konkurrenca.

“Natyra e konkursit ishte që në bazë të shpejtësisë dhe saktësisë të pyetjeve  listoheshin ekipet kombëtare. Vetë eventi ishte simulim i tre skenarëve të ndryshëm të sulmeve kibernetike, konkretisht kishte natyrë të punës së agjencive ligjzbatuese, hetimin, analizimin dhe reagimin ndaj incidenteve kibernetike. Eksperienca në përditshmëri duke reaguar në sulme të tilla mendojmë se na dhanë një avantazh. Sigurisht që shtetet europiane kanë një nivel mjaft të lartë të sigurisë kibernetike, por në konkurrencë pamë që Egjipti dhe Maroku ishin në nivel mjaft të kënaqshëm”-shprehet Franc Zylyftari- ekspert IT, AKSHI.

Koha ishte goxha e limituar, duhet ta përfundoje ushtrimin brenda 2 orë e 30 minutave, ne ja dolëm për 1 orë e 30 minuta. Shqipëria realisht këto dy vitet e fundit ka bërë shumë progres dhe u ndjemë shumë mirë kur vendet e botës na duartrokitën dhe ndanë me ne sfidat që kishin në sigurinë kibernetike…“-shprehet Adriano LLeshi- ekspert IT, AKCESK. Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0