Çelen programet e nxitjes së punësimit në Gjirokastër - Business Magazine Albania

Çelen programet e nxitjes së punësimit në Gjirokastër

programet e nxitjes së punësimit

Prej disa ditësh në Gjirokastër në drejtorinë rajonale të zyrës së punës  janë çelur programet e nxitjes së punësimit. Për këtë vit janë 4 programe të dedikuara të papunëve, si  ai i formimit në punë,  praktikave profesionale, punëve publike në komunitet dhe vetëpunësimit. Kristiana Kaci përgjegjëse në këtë institucion bën me dije se deri tani interesi për të marrë pjesë është i lartë si nga subjektet ashtu edhe nga të papunët ndërsa pohon se ky shërbim ka në fokus ato grupe që nuk janë në gjendje të gjejnë vetë një punë në sektorin privat.

“Kemi një interesim të lartë për këto programe, si nga subjektet ashtu dhe nga individët që janë të regjistruar në zyrat e punës. Kemi dhe ndryshime ligjore për sa i takon individëve të papunë. Ky regjistrim ka filluar të bëhet online”, tha përgjegjësja Kristiana Kaci.

Lexo: Viti 2024: Cilat janë tendencat e arredimit dhe dizajnit të mjediseve të brendshme?!

Kaci thotë se për këtë vit synimi është punësimi i 100 personave dhe se Zyrat e Punësimit ndërhyjnë direkt për të nxitur dhe mbështetur krijimin e vendeve të reja të punës duke bashkëpunuar me punëdhënësit dhe nëpërmjet subvencionimit të tyre.

“Jemi në rrugë të mbarë dhe mendoj që këtë numër do ta tejkalojmë, me mundësitë financiare që kemi në dispozicion për këto programe. Kryesisht janë student, praktika profesionale dhe kategori të veçanta që janë punëkërkuesit e papunë”, tha Kaci.

Sipas të dhënave në Gjirokastër deri tani janë regjistruar 90 pjesëmarrës në programet e nxitje së punësimit. Në vitin 2023 u regjistruan gjithsej 120 pjesëmarrës. RTSH

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0