Ja shembulli i duhur. Gratë që e nisën nga zero sot janë sipërmarrëset më të mëdha në botë - Business Magazine Albania

Ja shembulli i duhur. Gratë që e nisën nga zero sot janë sipërmarrëset më të mëdha në botë

Që në vitet e hershme gratë kanë pasur aftësinë për të bërë diçka vetë, e këtë duke e filluar që nga zeroja. Kjo ka qenë diçka më e vështirë se sa tani, sepse atëbotë gratë përballeshin me paragjykime të ndryshme, duke i lënë kështu pa të drejta dhe përkrahje.

Elizabeth Arden

Në një kohë kur ishte shumë e rrallë që gratë të vendosnin grim, e aq më pak të bënin biznes, kanadezja Arden hapi spa-në e parë në “Fifth Avenue”, në Nju Jork, që në vitin 1910. Ajo punësoi kimistë për të krijuar produkte për kujdes ndaj lëkurës. Në vitin 1922, kompania e saj u bë e para e njohur globalisht, ndërsa në vitin 1946, ajo ishte gruaja e parë që doli në ballinën e revistës “Time”, një gjë që deri atëherë nuk kishte ndodhur. Deri në fund të jetës së saj, Elizabeth Arden kishte më shumë se 100 sallone në gjithë botën.

Carrie Crawford Smith

Carrie Crawford Smith, ishte një grua afro-amerikane, e cila hapi një agjenci punësimi, në mënyrë që t’i ndihmonte të gjenin punë një numër i madh i migrantëve, të cilët po zhvendoseshin nga jugu në veri. Biznesi i saj ju ndihmoi edhe të bardhëve, por sidomos u përqendrua në migrantët me ngjyrë. Kjo agjenci e Smith, ishte më shumë se sa vetëm biznes: ajo e pa atë si një mundësi për ta promovuar përparimin dhe dinjitetin racor.

Lexo:Raporti i Institutit të Oksfordit: Kompania shqiptare “Baboon” më e mira në rang botëror, për vlerat, standardet dhe kushtet më të larta në punë

Cheung Yan

Në vitin 2006, me një pasuri personale prej 3.4 miliardë dollarë, Yan u rendit si gruaja më e pasur në botë, por që gjithçka e ndërtoi vetë. Cheung Yan e krijoi kompaninë e saj për riciklim të letrës në vitin 1985 në Hong Kong. Pas një periudhe sa qëndroi në SHBA, duke mbledhur letra të përdorura, ajo u kthye përsëri në Kinë dhe filloi me “Nine Dragons Paper”, në të cilën është kryetare bashkë me bashkëshortin e saj. Kjo kompani tashmë konsiderohet si sipërmarrja më e madhe në botë për riciklim të letrës, e që ka një staf prej 18 mijë të punësuarish më kohë të plotë.

Bethlehem Tilahun Alemu

Alemu e filloi biznesin e saj, pasi i pa shokët dhe fqinjët e saj në fshatin Zenabwork të Etiopisë, duke u përpjekur për të jetuar. Pas kësaj, ajo mendoi që t’i fuste në funksion aftësitë e tyre artizanale, për të krijuar një brend këpucësh, bazuar në një mënyrë tradicionale të riciklimit të gomave. Kompania e saj “SoleRebels”, tashmë prodhon sandale, shapka, këpucë dhe çizme të lidhura, të gjitha këto të bëra nga materialet vendase, si fibrat bimore, gomat e ricikluara, apo pambuku organik. Kjo kompani është kompania më e njohur afrikane për këpucë që shet në 30 shtete të ndryshme të botës.

Oprah Winfrey

Oprah Winfrey ka pozitë si ekzekutiv i medias, aktore dhe filantrope miliardere. Ajo është e njohur më së shumti si drejtuese e programit të saj, jashtëzakonisht të popullarizuar; “The Oprah Winfrey Show”, i cili u transmetua për 25 sezone, nga 1986 në 2011. Në 2011, Winfrey filloi rrjetin e saj televiziv, “Rrjeti Oprah Winfrey” (OËN).

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0