Panairi i Turizmit në Berlin, Belshi fiton çmimin e dytë si destinacioni i Turizmit të Gjelbër mes 100 vendeve - Business Magazine Albania

Panairi i Turizmit në Berlin, Belshi fiton çmimin e dytë si destinacioni i Turizmit të Gjelbër mes 100 vendeve

Qyteti i Belshit ka fituar në panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin, çmimin e dytë si destinacioni i Turizmit të Gjelbër, mes 100 vendeve të përzgjedhura nga e gjithë bota.

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar kryebashkiakun Arif Tafani, dhe ekipin e bashkisë Belsh si dhe sipërmarrësit që me investimet e tyre po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë.

Belshi i Rilindur nga ferrat e plehrat ku e gjetëm kur morëm detyrën, fitoi dje Çmimin e Dytë si destinacion i Turizmit të Gjelbër, mes 100 vendeve të përzgjedhura nga e gjithë bota, në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit ITB Berlin.

Një super bravo kryetarit të bashkisë Arif Tafani, ekipit simpatik të Bashkisë Belsh, sipërmarrësve të vegjël të Belshit që me investimet e tyre në hoteleri e shërbime po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë, si edhe komunitetit të mirë e mikpritës belshiot.’- shkruan Rama. Burimi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0