Elon Musk është urdhëruar të dëshmojë për herë të tretë në hetimin për blerjen e Twitter, i njohur tani si X. Ky veprim nga gjykatësja amerikane, Laurel Beeler, ndodhi pasi Musk nuk është paraqitur para Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve (SEC).
Sipas gjykatës, Musk “nuk u paraqit” dhe “po i reziston” thirrjes me arsyetimin se ky hetim është i pabazë, ngacmues, dhe kërkon informacione të parëndësishme”.
SEC ka paditur pronarin e Tesla-s për ta detyruar atë të bashkëpunojë në hetimin e blerjes së Twitter për 44 miliardë dollarë (40,757,420,000 euro). Zyrtarët duan të dëgjojnë provat e miliarderit nëse ai ka vepruar në mënyrë të ligjshme kur ka blerë aksionet e rrjetit social.
Kjo duket të jetë dëshmia e tretë pas dy të tjerave në vitin 2022, thirrje kjo e cila sipas tij përbën “ngacmim”, shkruan skynews,. Elon Musk ka pasur përplasje të ndryshme me qeverinë.
Në nëntor të vitit të kaluar ai dështoi në përpjekjen e tij për të ndaluar Komisionin Federal të Tregtisë (FTC) të kryesonte trajtimin e të dhënave private të përdoruesve.
Lexo: NOA 25 vite kontribut në ekonominë shqiptare
Ai e përshkroi këtë rast si “rast i turpshëm i armatosjes së një agjencie qeveritare për qëllime politike dhe shtypjes të së vërtetës”.
Miliarderi u fut sërish “në probleme” në vitin 2018 kur shkroi në Twitter se “Financimi është siguruar”, ndërsa përpiqej ta kthente Tesla-n nga pronësia publike në private.
Nga rregullatorët kjo u argumentua se përbën shkelje të ligjeve të sigurisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.