Si dhe sa po përdoret interneti në Shqipëri sipas ekspertëve - Business Magazine Albania

Si dhe sa po përdoret interneti në Shqipëri sipas ekspertëve

interneti

Përdorimi i internetit në Shqipëri po shënon një rritje të qëndrueshme nga viti në vit.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat, Shqipëria renditet e dyta pas Norvegjisë për nga përdorimi i teknologjive të informacionit dhe komunikimit në familje dhe nga individët.

Shifrat flasin qartazi për prani të internetit në çdo shtëpi shqiptare, por si po i shfrytëzojnë të mirat që vijnë me shtrirjen e internetit?

Sipas Eurostat, 98,44% e ndërtesave rezidenciale në Shqipëri kane të paktën një pajisje, e cila është e lidhur me internet, çka flet për një shtrirje të komunikimit në të gjithë territorin e vendit.

Lexo: Mbrëmja Gala “CCIT AWARDS 2024″/ DHTIT vlerëson sipërmarrjet më të mira në treg

Unë besoj që përdorimi i internetit vjen si pasojë e kërkesës shumë të madhe për të pasur akses mbi 4G dhe nga rezidentët që kanë filluar të konsumojnë 20–30 Mbps. Kërkesa e madhe mund të jetë rritur edhe nga prezenca e madhe turistike, që e ka çuar raportin mbi nivelin e popullatës. E dyta, një pjesë e mirë e gjërave kanë filluar të aksesohen në internet, kemi shtim të IPTV-ve dhe për bizneset, interneti tani është një detyrim,” shprehet eksperti i Teknologjisë së Informacionit, Erion Nako, në emisionin e TVSH.

Duke qenë se interneti nuk është më individual, por edhe i pajisjeve shtëpiake, si televizioni, kondicioneri. Shtëpitë inteligjente (“smart home”) do të duan edhe internet,” shton homologu i tij, Tomi Kallanxhi.

Ndërkohë sa i përket pranisë së qytetarëve në rrjetet sociale, të dhënat konstatojnë se 64,07% e personave të pyetur janë përdorues të platformave, duke i vendosur shqiptarët në mesin e renditjes europiane.

Mund të jetë pak më shumë, diku te 85–87% duke ditur nga statistikat që kemi ne të rrjeteve sociale, se shqiptarët janë populli më aktiv në këto rrjete sot për sot në Ballkan,” thotë z. Kallanxhi.

Prezenca në rrjetet sociale është kryesisht për të shfletuar, për të parë, por ka edhe rrjete si TikTok që po konsumohen shumë. Tashmë vihet re një ulje e prezencës në Facebook të moshave të reja,” shprehet z. Nako.

youtube

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0