Manchester city shpall hapjen e akademisë së futbollit në Shqipëri - Business Magazine Albania

Manchester city shpall hapjen e akademisë së futbollit në Shqipëri

Manchester City dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, Shqipëri, kanë njoftuar sot hapjen e Akademisë së Futbollit Manchester City në Durrës, Shqipëri, e cila do të fillojë në vjeshtën e vitit 2024.

Qendra e re sportive do të përdorë metodologjinë e stërvitjes së Manchester City për të mundësuar edukim futbolli të klasit botëror për lojtarët e saj.

Me tetë Akademi Futbolli që Manchester City ka në të gjithë botën, kjo është akademia më e re që do të hapet si pjesë e nismës së klubit për zgjerimin e vazhdueshëm të programeve për fëmijë e të rinjtë.

Përveç Akademisë së Futbollit, Ministria e Arsimit dhe Sportit, gjithashtu do të nisë një Akademi Elite, në vjeshtën e vitit 2024, për të ofruar një rrugëtim të sigurtë për futbollistët vendas që dëshirojnë të arrijnë nivelet më të larta të futbollit.Akademia do të ndërtohet dhe do të funksionojë duke përdorur konsulencë nga City Football Group, organizata mëmë e Manchester City.

Jorgina Busquets, Drejtoreshë e Menaxhimit të Edukimit nëFutboll, Rekreacionit dhe Klubeve Partnere në City Football Group, tha: “Jemi shumë të lumtur që po lajmërojmë sot hapjen një Akademie të re futbolli Manchester City në Shqipëri. Ky është kontributi jonë më i ri në zgjerimin e vazhdueshëm të programit edukues të klubit ndërsa përpiqemi të ndajmë metodologjinë, përvojën, dhe eksperiencën tonë për të zhvilluar të rinjtë në të gjithë botën.”

Presim me padurim të bashkëpunojmë me Ministrinë në Shqipëri për realizimin e disa aktiviteteve në vend, ndërsa punojmë për çeljen e Akademisë në vjeshtë 2024.

Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama tha: “Hapja eAkademisë së Futbollit Manchester City në Durrës është një zhvillim shumë i rëndësishëm për lëvizjen sportive shqiptare në rritje të vazhdueshme, në fund të një viti emocionues, i cili e solli Kombëtarën tonë të Futbollit në krye të grupit të kualifikueseve Euro 2024 në Gjermani.

Për më tepër, fillimi i Akademisë së Futbollit Manchester City në Shqipëri është një burim i ri energjie pozitive për vendin tonë, prandaj ne dëshirojmë të falënderojmë Manchester City që do të punojnë me ne në këtë projekt. Faleminderit Mancity!

Lojtarët dhe prindërit e interesuar mund të mësojnë më shumë duke vizituar www.dcfa.al.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0