Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2022 - Business Magazine Albania

Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2022

Protagonistët kryesorë të letrave shqipe për vitin 2022 janë përzgjedhur: Stefan Çapaliku, Mira Meksi, Xhevat Lloshi, Behar Jacaj, Olimbi Velaj dhe Edi Gogu. Ja 6 veprat që janë përzgjedhur mes prurjeve letrare të vitit të kaluar

Stefan Çapaliku, Mira Meksi, Xhevat Lloshi, Behar Jaçaj, Olimbi Velaj dhe Edi Gogu janë gjashtë protagonistët kryesorë të letrave shqipe për vitin 2022. Shkrimtarët, studiues dhe përkthyes këta që janë vlerësuar me çmimet e vitit nga juria e ngritur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Juria e kryesuar nga Akademik Mehmet Kraja, me anëtarët Saverina Pasho, Mimoza Hyza, Aida Tuci, ka shpallur më të mirët e vitit në kategoritë: Romani shqip, poezia shqipe, letërsia për fëmijë, proza e shkurtër, vepra studimore dhe përkthimi i vitit.

Janë vlerësuar dy emra të rinj: tregimtari Behar Jacaj dhe autorja e letërsisë për fëmijë, Edi Gogu.

Më datë 27 dhjetor, pikërisht në ditën e kujtesës për poetin e madh kombëtar Lasgush Poradeci është zhvilluar edhe ceremonia e shpalljes së fituesve, ku ishte e pranishme ministrja e Kulturës, Ilva Margariti, drejtoresha e QKLL, Alda Bardhyli, shkrimtarë, poetë, përkthyes, studiues dhe njerëz të kulturës.

Çmimet vjetore në fushën e letrave organizohen nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, si pjesë e Ministrisë së Kulturës. QKLL ngre një juri në përbërjen e së cilës janë personalitete të njohura të studimit, pedagogë, krijues, poet dhe gazetarë të fushës së kulturës. Juria mblidhet 3 muaj përpara duke marrë në shqyrtim të gjithë krijimtarinë letrare të vitit paraardhës. Prej dy ditesh është rritur numri i kategorive për të cilat jepet çmimi letrar: Tashmë, vlerësohen me çmime romani, poezia, tregimi, studimi, letërsia për fëmijë dhe përkthimi nga gjuhë të huaja në shqip, ku kryesisht përzgjidhet romani i huaj. Çmimet letrare vlerësohen nga QKLL dhe shërbejnë edhe si promovues të veprave fituese.

Më poshtë po japim veprat fituesve sipas kategorive dhe listën me 5 veprat në garë për secilën kategori.

ROMANI MË I MIRË I VITIT 2022 U ZGJODH

1. “Një engjëll me frak” nga Stefan Çapalikum hedhur në qarkullim nga Botimet Fishta

LIBRI MË I MIRË PËR FËMIJË I VITIT 2022 U ZGJODH:

“Teza dhe shkopinjtë magjikë” nga Edi Gogu, hedhur në qarkullim nga Botimet Albas

VËLLIMI MË I MIRË POETIK I VITIT 2022 U SHPALL:

“Lumturia e të tjerëve” nga Olimbi Velaj

VËLLIMI MË I MIRË I VITIT 2022 ME TREGIME U SHPALL:

Hoteli përbri kishës” nga Behar Jacaj, hedhur në qarkullim nga Botimet Albas

PËRKTHIMI MË I MIRË I VITIT 2022 NGA LETËRSIA E HUAJ U SHPALL:

“Vjeshta e patriarkut” e Gabriel Garcia Marquez, shqipëruar nga spanjishtja nga Mira Meksi.


 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0