Taksimi i profesioneve të lira nga 1 Janari - Business Magazine Albania

Taksimi i profesioneve të lira nga 1 Janari

Hyrja në fuqi e ligjit për taksimin e profesioneve të  lira me 15 dhe 23%, nga 1 janari I 2024 pritet të sjell një valë të  re të rritjesh së çmimeve për një sërë shërbimesh.

Sipas ekspertëve të fushës kjo pritet të sjellë pabarazi mes bizneseve dhe profesionistëve. Shërbimet që  do të kenë një rritje të çmimeve janë ato që ofrojnë avokatët , noterët , kontabilistët, mjekët etj. Për avokatin Tahir Novi në Gjirokastër kjo rritje është  e pajustifikueshme pasi kostoja do të reflektohet në çmimin final I cili do të prek direkt qytetarin.

Ndërkohë  Z. Novi kërkon që gjykata kushtetuese gjatë shqyrtimit të kërkesës së Dhomës së Avokatisë për shfuqizimin e vendimit për hartën e re të gjyqësorit ti japë një zgjidhje edhe këtij problemi.

Nga 1 janari 2024, janë 16700 profesionistë të lirë që do të bëhen pjesë e sistemit të taksimit progresiv me fasha, ku ata që kanë të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë paguajnë 15% tatim ndërsa ata që marrin më shumë do të paguajnë 23%.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0