Festat e Nëntorit "mbushin” hotelet - Business Magazine Albania

Festat e Nëntorit “mbushin” hotelet

Festat e nëntorit janë një rast i mirë për të festuar dhe Durrësi është një nga qytetet që pret shumë vizitorë me këtë rast. Ndonëse epiqendra e festimeve pritet të jetë Vlora, në Durrës ka shumë prenotime.

Operatorët turistikë flasin për një numër rekord rezervimesh në hotelet e Durrësit, duke nisur nga e shtuna e deri të martën.

Rezervimet nuk mungojnë edhe nga qytete të ndryshme të vendit tonë. Për të krijuar një atmosfere festive hotelet kanë planifikuar mbrëmje me muzikë dhe këngë patriotike, si dhe menu me gatime tradicionale, që i përshtaten kësaj feste.

Nga ana tjetër i gjithë qyteti bregdetar është veshur me flamuj dhe simbolin kombëtar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0