A beson në zot? Ja çfarë përgjigje jep Elon Musk - Business Magazine Albania

A beson në zot? Ja çfarë përgjigje jep Elon Musk

Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk në një podcast me Lex Fridman ka deklaruar se ai beson në Zotin që definohet nga Spinoza. Sipas kësaj pikëpamjeje, Zoti është vetë universi dhe e shpërfaq veten përmes ligjeve të fizikës ose siç ka thënë fizikani teorik, Albert Ajnshtajn përmes harmonisë së ligjshme të botës.

“Nëse i kthehemi pyetjeve edhe një herë, ju keni thënë se jeni me të njëjtin mendim me Ajnshtajnin, që besoni në Zotin e Spinozës”,u pyet Elon Musk nga Fridman dhe përgjigjja e tij ishte: “po”.

Po. Unë do të pajtohesha se Zoti, ose simuluesi, ose kushdo një qenie supreme, apo qeniet supreme e shpërfaqin veten përmes fizikës, ata janë krijues të kësaj ekzistence dhe e kemi për detyrë të kuptojmë më shumë rreth këtij krijimi të mrekullueshëm.

Pra, nëse jemi në një simulim, arsyeja pse këto qenie supreme e menaxhojnë këtë simulim është për të parë se çfarë do të ndodhë. Kështu që, ata nuk e dinë se çfarë ndodh, përndryshe nuk do e mbanin këtë simulim.

Kur njerëzit krijojnë një simulim, përshëmbull në SpaceX dhe në Tesla, ne krijojmë simulime gjatë gjithë kohës.

Sidomos për raketa, duhet të kryejmë shumë simulime për të kuptuar se çfarë do të ndodhë, sepse nuk mund ta testojmë raketën derisa ta dërgojmë në hapësirë dhe ne duam që të funksionojë.

Por ne i bëjmë simulimet për të parë se çfarë ndodh, nëse do e dinim se çfarë do të ndodhte ne nuk do t’i bënim simulimet. Pra, kushdo që e krijoi këtë ekzistencë, janë duke e operuar sepse nuk e dinë se çfarë do të ndodhë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0