Tatim për TikTok-erat dhe influencuesit - Business Magazine Albania

Tatim për TikTok-erat dhe influencuesit

Nga 1 Janari 2024, Ministria e Financave synon të mbledhë taksa edhe nga individët që gjenerojnë të ardhura nga platformat e huaja të internetit. Kjo kategori, që deri më sot i kishte shpëtuar tatimeve në pjesën më të madhe, përfshin të gjithë rezidentët që fitojnë nga TikTok-u, Instagrami, Facebook, YouTube, Google. Blogerëve në këtë mënyrë do t’u kërkohet të paguajnë tatimin mbi të ardhurat në masën 15%.

Po ashtu, do të tatohen edhe individët që lëshojnë pronat e tyre me qira ditore në platformat e prenotimeve si Booking dhe AirBNB, si dhe rishitësit apo reklamuesit, që paguhen nga platformat e tregtisë online si Amazon dhe Alibaba.

Plani për të identifikuar këta individë, sipas udhëzimit të ri të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, mbështetet mbi pagesat që këto kompani i bëjnë këtyre individëve përmes llogarive bankare.
Lexo: Eja zbulo risitë inovative! Future2Tech ju mirëpret me 21-22 shtator në Pallatin e Kongreseve

Në Shqipëri operojnë sipas të dhënave të AirBNB mbi 16,800 prona aktive për qira ditore, në Booking mbi 3,500 prona. Ndërsa një numër i madh influencerash në Shqipëri deklarojnë se fitojnë të ardhura marramendëse nga TikToku, apo Instagrami.

Tatimi 15% mbi këto të ardhura synohet të mbahet në burim, por edhe nëse i shpëtojnë sitës së parë të Tatimeve, këta individë janë të detyryar të bëjnë pagesën e detyrimit në deklaratën vjetore të të ardhurave.gazetatema

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0