A duhet të përgjigjemi kur na pyesin: "Sa e ke rrogën"? - Business Magazine Albania

A duhet të përgjigjemi kur na pyesin: “Sa e ke rrogën”?

Në pothuajse çdo intervistë pune, është e pashmangshme pyetja që lidhet me rrogën tuaj aktuale dhe shumën që do të pretendonit të merrnit nëse e fitoni pozicionin e ri. Është një situatë e sikletshme për të gjithë dhe rëndom nuk jemi të përgatitur për këtë pyetje.

Disa mendojnë se është më mirë t’i shmangeni pyetjes dhe të mos tregoni pagën tuaj ose të flisni në intervale pa dhënë një shumë fikse. Sidoqoftë, ekspertët thonë se një marrëdhënie pune duhet të nisë patjetër me sinqeritet dhe vërtetësi. Prandaj kini parasysh këshillat më poshtë:

Si fillim, duhet të dish vlerën tënde. Të flasësh për pagën është si të ecësh në një litar të tendosur në cirk. Për të ruajtur balancën, duhet të dish ku qëndron. Tregohuni të zgjuar dhe kërkoni. Gjeni me përafërsi sa mund të jetë paga e punës për të cilën po aplikoni dhe informohuni për sa vlejnë aftësitë tuaja në tregun e punës.
Lexo: TikTok gjobitet me 345 mln euro

Së dyti, flisni haptasi për pagën tuaj momentale dhe bindeni përfaqësuesin e burimeve njerëzore për pagën që meritoni. Nëse ju pyesin sa e keni rrogën, përgjigja juaj duhet të jetë standarte: Paguhem kaq, marr kaq bonuse dhe në total shkon kaq.

Në fund, bëhuni avokat i vetes. Shpjegoni sa doni të paguheni në pozicionin e ri dhe pse meritoni të paguheni aq. Ose në të kundërt, shpjegoni pse jeni të gatshëm të paguheni më pak, në rast se iu ofrohen mundësi për rritje në detyrë e pozitë.

Në fund, lejoni ata t’ju bëjnë një ofertë që bazohet tek të dhënat që sapo i dhatë. Burimi: Insta.Hire

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0