Pastrimi i parave, BE i kërkon Shqipërisë të vendosë një tavan për pagesat cash - Business Magazine Albania

Pastrimi i parave, BE i kërkon Shqipërisë të vendosë një tavan për pagesat cash

Komisioni Europian i rekomandon Shqipërisë vendosjen e një shume tavan për pagesat me para fizike.

Në raportin e fundit të analizës së përputhshmërisë së Shqipërisë me kuadrin ligjor dhe rregullator komunitar, Komisioni Europian vlerëson se vendi ynë është vetëm pjesërisht në përputhje me kuadrin e Bashkimit Europian për sa i përket hetimit të pastrimit të parave.

Pavarësisht progresit të fundit, legjislacioni i Shqipërisë është pjesërisht i përafruar me acquis të BE-së në këtë fushë.

Shqipëria ndodhet në listën e monitorimit të shtuar të Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF) që nga shkurti i vitit 2020. Në vlerësimet e shkurtit 2023, FATF vlerësoi punën e Shqipërisë për të adresuar mangësitë strategjike dhe evidentoi se vendi ynë kishte përfunduar në mënyrë thelbësore planin e tij të veprimit për të adresuar rekomandimet e FATF. Megjithatë, për shkak të shqetësimeve për draftin e amnistisë fiskale dhe penale që ka paralajmëruar qeveria, Shqipëria mbetet në “listën gri” të FATF.

Pagesat me para cash ngelen dominuese në ekonominë shqiptare, megjithëse në vitet e fundit po vërehet një rritje e pagesave me instrumente alternative, kryesisht me karta bankare. Përdorimi i lartë i parasë fizike në transaksionet e ekonomike favorizon informalitetin dhe krimin financiar, përfshirë këtu pastrimin e parave nga aktivitetet kriminale.

Një kërkesë e ngjashme për vendosjen e një tavani për pagesat cash është shprehur prej vitesh edhe nga Shoqata Shqiptare e Bankave. Sipas Shoqatës së Bankave, ulja e parasë fizike në qarkullim dhe në transaksionet tregtare është një sfidë dhe kërkesë për një ekonomi më të organizuar, më të matshme, më të disiplinuar dhe më të qëndrueshme.

Aktualisht, Shqipëria nuk ka kufizime në vlerën e pagesave që mund të kryhen me para fizike për blerjen e mallrave apo shërbimeve.

Lexo:Sondazhi/ Vendet më të mira për emigrantët në Europë

Sipas Shoqatës së Bankave, vendosja e një tavani për pagesat cash të individëve do të ndihmonte në uljen e evazionit fiskal dhe do të ndihmonte në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit financiar në përgjithësi. Gjithashtu, Shoqata e Bankave i ka kërkuar qeverisë që bizneset në Shqipëri të detyrohen të pranojnë të paktën një metodë alternative pagese, përveç parasë fizike.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në mesin e këtij viti numri i kartave bankare aktive arriti në 1.4 milionë, në rritje me 2% që nga fillimi i vitit.

Numri i kartave të debitit arriti në 1.21 milionë, në rritje 2.5% që prej janarit. Ky produkt ngelet dominues dhe përbën afërsisht 87% të numrit të përgjithshëm të kartave bankare. Karta e debitit është një instrument bazik pagese, i lidhur me llogaritë rrjedhëse të bizneseve dhe individëve.

Ndërkohë, zhvillime pozitive këtë vit po regjistrohen në segmentin e kartave të kreditit. Në mesin e këtij viti, numri i kartave aktive të kreditit të sektorit bankar arriti në 116 mijë, me një rritje prej 3.4% që nga fillimi i vitit.

Vlera totale e pagesave me kartë për gjashtë muaj ka arritur në 26.3 miliardë lekë, me një mesatare mujore prej 4.7 miliardë lekësh, nga 4.2 miliardë lekë që kishte qenë mesatarja mujore e vitit 2022.

Duke pasur parasysh se periudhat e pikut turistik korrik-gusht shoqërohet me rritje të pagesave me kartë, është e pritshme që mesatarja e pagesave për pjesën e dytë të vitit të rritet më shumë. Besohet se rritja e fortë e turizmit është një nga faktorët kryesorë që po ndikon në rritjen e shpejtë të pagesave me kartë bankare në ekonominë shqiptare.

Për bizneset, ligji kërkon që pagesat sipër vlerës së 150 mijë lekëve të bëhen në rrugë bankare, ndërsa individët praktikisht mund të realizojnë blerje cash për çdo lloj shume.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0