Ndalimi në qasjen e lajmeve brenda platformave të saj nga gjiganti i rrjeteve sociale Meta në Kanada është një “llogaritje e gabuar” e cila mund të dëmtojë gazetarinë dhe të promovojë shpërndarjen e dezinformatave dhe lajmeve të rreme, kanë paralajmëruar ekspertët
Kompania doli me njoftim mbi këtë lëvizje , duke thënë se ata kanë nisur procesin për ndalimin e qasjes në lajme nëpërmjet Facebook dhe Instagram për përdoruesit e tyre në Kanada.
Kjo politikë erdhi si rebelim ndaj ligjit të ri, Akti i Lajmeve Online, i krijuar në një përpjekje për të ndihmuar në ngritjen e fitimeve të mediave kanadeze duke detyruar kompani si Meta dhe Alphabet që të kontribuojnë në këtë aspekt, raporton Guardian.
Kompania e ka përshkruar legjislacionin, të njohur si “Ligji C-18” – i miratuar më 18 qershor – si “jo-funksional” dhe ka argumentuar se mënyra e vetme për të respektuar ligjin është “t’i japë fund qasjes së lajmeve për njerëzit në Kanada”.
Disa përdorues të Instagram dhe Facebook në vend nuk po mund të shpërndajnë linqe të artikujve të lajmeve në këto platforma, duke përfshirë edhe linqet e storjeve edhe nga mediat jo-kanadeze si Guardian, Washington Post, New York Times dhe Al Jazeera Afrique.
Më herët gjatë këtij viti, Google gjithashtu kishte deklaruar se do t’i largonte linqet nga rezultatet e kërkimit, por se akoma nuk ka filluar ta bëjë këtë. Mbetet e paqartë se nëse gjiganti i kërkimit dhe platformat e tjera si X (ish-Twitter) dhe Bing do ta ndjekin shembullin e Meta-s.
Në anën tjetër, Timothy Caulfield, profesor në University of Alberta, i cili studion dezinformatat mbi mjekësinë dhe shkencën, deklaroi se edhe para miratimit të ligjit të ri, rrjetet sociale dhe forumet në internet ishin një forcë dominuese në shpërndarjen e terapive të paaprovuara dhe teorive konspirative mbi mjekësinë konvencionale.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.