Francë/ Qeveria do të shpërblejë ata që riparojnë këpucët dhe rrobat e tyre - Business Magazine Albania

Francë/ Qeveria do të shpërblejë ata që riparojnë këpucët dhe rrobat e tyre

Një program shpërblimi për konsumatorët që do të thajnë riparojnë rrobat e tyre dhe do t’i çojnë këpucët e tyre të konsumuara te këpucari në vend që t’i hedhin dhe të blejnë të reja, po përgatit qeveria në Francë. Masa do të hyjë në fuqi nga tetori, ku njerëzit do të jenë në gjendje të kërkojnë nga 6 deri në 25 euro koston e riparimit të rrobave dhe këpucëve.

Beranger Couillard, nënsekretar për mjedisin, u ankua se 700,000 ton rroba përfundojnë në vendgrumbullimet e vendit çdo vit.

Qeveria franceze do të kontribuojë me 154 milionë euro për financimin e programit gjatë pesë viteve.

Ministri u bëri thirrje “të gjitha punishteve të rrobaqepësisë dhe këpucarëve t’i bashkohen skemës”, e cila do të ofrojë një zbritje prej 7 € për një takë të re dhe 10-25 € për një astar të ri në një xhaketë, fund apo veshje tjetër.

Lexo: AI në shërbim të sigurisë së fëmijëve. Mbërrin në Shqipëri programi kompjuterik “Merimanga

Objektivi kryesor është mbështetja e industrisë së riparimit dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

Refashion, një grup i thirrur për të krijuar skemën, thotë se 3.3 miliardë artikuj veshjesh, këpucësh dhe tekstile shtëpiake u hodhën në treg vitin e kaluar në Francë.

Një tjetër synim i qeverisë franceze përmes programit të ri është të promovojë një modë më të qëndrueshme të përbërë nga një industri veshjesh, e cila nga 1 janari 2024 do të mbajë një etiketë në çdo veshje duke detajuar ndikimin mjedisor të çdo artikulli veshjeje ose këpucësh.

Sipas rregullave të reja, prodhuesit do të duhet të raportojnë sasinë e ujit të nevojshëm për të bërë rrobat, përdorimin e kimikateve, rrezikun e emetimeve mikroplastike dhe detaje nëse veshja ka përdorur pëlhura të ricikluara.

Industria e modës vitin e kaluar pati një xhiro prej 66 miliardë lekësh.

Megjithëse Franca është eksportuesi i katërt më i madh i modës në Bashkimin Evropian, industria ka rënë në vitet e fundit.

Faqja e internetit Fashion United raporton se në vitin 2020 konsumatorët francezë shpenzuan mesatarisht 430 euro për veshje, nën mesataren e BE-së./ The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0