Disa këshilla nga Samantha Gjeci, vajza shqiptare me të gjitha 10-ta në Itali - Business Magazine Albania

Disa këshilla nga Samantha Gjeci, vajza shqiptare me të gjitha 10-ta në Itali

Një vajzë me origjinë shqiptare ka pushtuar faqet e para të mediave italiane, për shkak të rezultateve ekselente në shkollë, ajo është Samantha Gjeci.

Samantha Geci, nxënësja që sapo ka mbyllur vitin e katërt në gjimnazin Canova të rajonit të Trevisos, cilësohet si studentja model, pasi në dy vite radhazi ka pasur në diplomë të gjitha notat dhjeta.

Vajza i thotë gazetës Il Gazzettino: “Unë jam një perfeksioniste. Kjo më nxit. Ishte më e ndërlikuar të konfirmohesha në këto nivele. Ndjeva pak presion, por në fund i menaxhova emocionet”.

Në fakt, Samantha përpiqet të mos e privojë veten nga aktivitetet tipike të kohës së lirë të moshatarëve së saj.

“E gjej kohën për pasionet e mia. Më pëlqen të lexoj, të dal me miqtë, të takoj kushërinjtë dhe familjen time etj….”, tregon ajo.

Një marrëdhënie e shkëlqyer është krijuar edhe me shokët e klasës, pavarësisht reputacionit te “njerëzit”. Samantha po ashtu ka kryer tashmë një stazh në sektorin e ndërtimit të Bashkisë Treviso.

“Më pëlqejnë pak më shumë lëndët shkencore, matematika dhe fizika”, përfundon Samantha, e cila për zgjedhjen e universitetit thotë: “Para disa kohësh isha pak më e pasigurt, por tani jam orientuar drejt degëve të inxhinierisë”.

Samantha  ka folur më shumë për jetën e saj në Itali dhe se si ndihet që ka pushtuar faqet e para të mediave italiane. 17-vjeçarja tregon se që e vogël ka mësuar dhe për këtë gjë vlerëson edhe motrën  e saj e  cila e ka ndihmuar.

Lexo edhe: Njerëzit me këtë lloj pune priren të jenë më të pakënaqurit, sipas studimit të Harvardit

Madje Samantha tregon që është disi e vështirë për të që t’i mbajë të gjitha notat 10-a dhe ndjen presion sepse nuk dëshiron që të zhgënjejë profesorët e saj, pasi ata kanë pritshmëri të larta për të. Sipas 17-vjeçares edhe pse ka qenë një studente e mirë gjatë gjithë viteve shkollore, beteja për t’i patur të gjitha notat 10-a, ka filluar që vitin e kaluar dhe është përpjekur që të mësojë fort.

Samantha ju jeni një studente dinjitoze, si ndiheni që këni një mbështetje kaq të madhe dhe jeni në qendër të vemendjen italiane?

Samantha Gjeci: Unë ndihem shumë e lumtur si çdo kush nëse do të ishte ne vëndin tim, por absoltuisht që ndihem pak në siklet si një vazjë e rezervuar që jam ndihem pak në siklet që të gjithë të flasin për mua.


Majde, edhe intervsitat të cilat unë jap më tingëllojnë të çuditshme pasi unë jam një natyrë më e rezervuar.

A të pëlqen të sfidosh veten?
Samantha Gjeci:
Të sfidosh veten është e vështirë, shumë shumë,  mund të dalesh edhe nga të qenit në një ndjesi rehatie prej kohësh, e megjithatë mua më pëlqen kjo gjë tashmë, dua të jem në sfidë me veten dhe rrethanat e jetës së përditshme.

Ky vullnet të cilin e ke, e keni te lindur apo është disiplinë?
Samantha Gjeci:
Unë e kam vetë këtë disiplinë pasi jam rritur me një motër e cila ka qenë po ashtu kaq nxënëse  e mirë, si të thuash më vinte e natyrshme që të mësoja, pasi shembullin e kisha përballë.

 

Cila është nota më e ulët që ke nisur këtë sfidë?

Samantha Gjeci:  Nuk e mbaj mend me thënë të drejtën, por pak a shumë 9 dhe 10 edhe ndonjë 8.

Sa orë në ditë studion?

Samantha Gjeci:  Nuk di t’jua them me saktësi, besoj 3-4 orë në ditë, varet nga lëndët që kam. Sepse unë kam bindjen që nuk është e rëndëishme të rrish gjithë kohës mbi libra, e rëndëishme është të lexosh në formë produktive dhe të nxjerrësh thelbin, pra të përdorësh inteligjencën në lexim. Ti mund të lexosh pafund libra por në fund nuk mban mend asgjë, ndaj dhe duhet të jësh shumë inteligjent kur ti je duke lexuar.

Pjesën tjetër të ditës si e shpenzon, del me shkët ose shoqet?

Samantha Gjeci:  Mua më pëlqen të lexoj. Më pëlqen të dal me shoqet e kushërirat. Më pëlqen të dëgjoj muzikë sidomos muzika shqiptare. Por doja të saktësoja diçka, ne njerezit që mësojme dhe që jemi të organizuar në jëtën tonë, e jetojmë jetën si gjithë të tjerët, madje unë e shijoj çdo ditë kohën time të lirë.

 

A bullizohesh nga nxënësit e tjerë?

Samantha Gjeci:  Nuk më ka ndodhur sepse tek shkolla ime që të mësosh shumë është një lavdërim dhe nxënësit përpiqen të mësojnë sa më shumë.

Përsa i përket të studimeve të saj në vazhdim, Samantha thotë se ka vendosur të qëndrojë në Itali për momentin sepse ka shumë mundësi dhe universitete të mirë.

 

E pyetur nëse vjen shpesh në Shqipëri, Samantha tregon se vjen çdo vit për të kaluar pushimet e verës dhe zbulon se është nga Maminasi.

 

“Vij çdo vit në Shqipëri, i kaloj pushimet verore. Më pëlqen shumë Shqipëria e mesme, jam nga Maminasi. Më pëlqejnë e qytete e jugut, Saranda, Ksamili”, tregon Samantha.

Samantha ka folur edhe për familjen e saj. Ajo tregon se ka lindur në Itali, ndërsa babai i saj ka shkuar në Itali para 30 vitesh me varka që niseshin nga Vlora në vitet 1991-1992. Sipas saj udhëtimi për në Itali ka qenë i rrezikshëm dhe fillimi i një jete në Itali ka qenë shumë i vështirë për të atin. Nënën e saj, babai e ka takuar në Shqipëri dhe pas disa vitesh ajo arriti të shkonte në Itali dhe të bashkohej me bashkëshortin.

Ju keni folur tek të gjitha mediat për mardhënien e ngushtë me familjen, cili është mesazhi që ju dërgoni sot?

Samantha Gjeci:  Sot ju them; ‘Faleminderit për gjithë ato sakrifica që keni bërë për mua, dhe që nuk ndaloni së më dhëni suport  maksimal, ju dua’!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0