Ja aryeja pse Zuckerberg fshehu fytyrat e fëmijëve në Instagram

Zbulohet arsyeja pse Mark Zuckerberg fshehu fytyrat e fëmijëve të tij në Instagram

zbulohet arsyeja pse zuckerberg fshehu fytyrat e femijeve ne instagram

Kur Mark Zuckerberg ndau një foto në Instagram të familjes së tij  dy gjëra i mbërthyen njerezit pas ketij publikimi : CEO miliarderi mbante një kapele  me shirita kauboj dhe fytyrat e fëmijëve të tij u zëvendësuan me emoji të fytyrave të lumtura.

Postimi i Zuckerberg u kritikua menjëherë nga disa që e panë vendimin për të fshehur fytyrat si një reflektim të shqetësimeve të tij për privatësinë për ndarjen e fotografive të fëmijëve të tij në internet, pavarësisht se ai krijoi platforma masive që lejojnë miliona prindër të tjerë ta bëjnë këtë.

Lexo edhe: 3 arsye pse Threads mund të jetë fundi i Twitter-it

Meta, kompania mëmë e Instagram-it, është shqyrtuar prej kohësh mbi mënyrën se si e trajton privatësinë e përdoruesve dhe për mënyrën se si algoritmet e saj mund të përdoren për t’i çuar përdoruesit e rinj në hapësire potencialisht të dëmshme .

Për vite të tëra, të famshëm nga Kristen Bell dhe Gigi Hadid te Chris Pratt dhe Orlando Bloom kanë mjegulluar imazhet ose përdorin emoji për të ndihmuar në mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve të tyre në mediat sociale. Zuckerberg, gjithashtu, kishte postuar më parë foto të pjesës së pasme të kokave të vajzave të tij dhe profileve të tyre anësore në vend që të tregonte të gjitha fytyrat e tyre.

Leah Plunkett, autore e “Sharenthood” dhe dekane e asociuar e përvojës së të mësuarit dhe inovacionit (LXI) në Shkollën Juridike të Harvardit, tha se bllokimi i fytyrës së një fëmije është një simbol që po i jep atyre kontroll mbi narrativën e tyre.

cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0