Shqipëria kampione Europe në mundje - Business Magazine Albania

Shqipëria kampione Europe në mundje

Mundja është sporti ku Shqipëria po shkëlqen më së shumti kohët e fundit. Chermen Valiev, medalisti i parë olimpik në histori për Shqipërinë, ka shënuar një tjetër rezultat të madh me ngjyrat e flamurit kuqezi. 26- vjeçari ka shkëlqyer në ditën e parë të konkurrimit të tij në Kampionatin Europian të mundjes, që po mbahet në Bratislavë. Valiev tregoi edhe një herë një formë fantastike, duke fituar dy ndeshje, teksa siguroi kualifikimin për në finalen e peshave 74 kg në stilin e lirë. Me këtë sukses, Valiev tashmë e ka të sigurt medaljen e argjendit, por mundësi i Shqipërisë do të kërkojë sigurisht të artën, duke vijuar kështu serinë e rezultateve të mëdha ndërkombëtare. Në finale Veliev do të përballet sot me rusin Zaurbek Sidakov, ndeshje e planifikuar mes orës 18:00-20:00.

Paraqitje shumë të mirë bëri dje edhe Zelimkhan Abakarov, i cili  mori medaljen e bronztë. Sportisti i Shqipërisë i peshës deri në 61 kilogramë në stilin e lirë fitoi me rezultatin 11 – 0. Më parë Abakarov ka marrë 2 herë medalje argjendi në Europianët e 2023-it dhe 2024-ës, ndërsa është shpallur edhe kampion bote në 2022-in.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0