Nga Alan Corey- CNBC
Në vitin 2001, në moshën 22-vjeçare, u zhvendosa nga bodrumi i nënës sime në Atlanta, në një banesë me nënqira (një qiramarrës jep me qira një dhomë të shtëpisë që ka marrë me qira) në Manhatan. Gjeta një punë si operator i mbështetjes teknike, ku fitoja 45,000 dollarë në vit. Kur u thashë miqve dhe familjes se do të pasurohesha duke investuar në pasuri të paluajtshme, ata qeshën me mua.
Por, u tregova se të gjithë e kishin gabim. Kam investuar një pjesë të madhe të fitimeve të mia 9 me 5 në pasuri të paluajtshme. Tani, në moshën 45-vjeçare, jam një milioner i vetëbërë me 366 njësi në portofolin tim të pronave. Kam fituar milionin tim të parë përmes metodave jokonvencionale të investimit që përfitonin nga një treg i fortë i pasurive të paluajtshme.
Këtu janë katër veprime që mund ta çojnë në qiell pasurinë tuaj!
1. ‘Float’ nga hipoteka në hipotekë!
Hipotekat rezidenciale kanë disa nga kërkesat më të ulëta të paradhënies dhe normat e interesit.
Ju duhet të jetoni në një pronë vitin e parë të pronësisë për të mbajtur hipotekën e banimit. Pas kësaj, nuk keni nevojë të rifinanconi për ta dhënë shtëpinë tuaj me qira.
Pra, ju mund të blini një shtëpi të vogël ose të madhe (deri në katër njësi çdo vit) me një hipotekë rezidenciale dhe një paradhënie 3,5% deri në 5%, më pas të shkoni në një banesë të re. Ju mund ta jepni me qira banesën tuaj, për të mbuluar të gjitha shpenzimet tuaja, apo edhe për të marrë fluksin e parave.
Nëse kualifikoheni për një kredi USDA, një lloj hipotekë për blerësit e shtëpive me të ardhura të ulëta ose mesatare në zonat rurale të pranueshme, ose një kredi VA, e cila është në dispozicion për anëtarët e shërbimit, veteranët dhe bashkëshortët e tyre, mund të merrni financim deri në 100%.
Lexo edhe: 4 hapa për t’u bërë të pasur
2. Zhvendosje nga dhoma në dhomë!
Nëse keni të paktën dy njësi, mund të maksimizoni fluksin e parasë me qiratë afatshkurtra, duke kaluar nga njësia në njësi, bazuar në vendet e lira.
Rendisni të gjitha njësitë tuaja, madje edhe atë ku jetoni, në Airbnb, VRBO dhe platforma të tjera me qira. Krijoni një stil jetese fleksibël dhe mbani një “çantë rezervë” me artikujt tuaj të domosdoshëm, në mënyrë që të mund të zhvendoseni mes banesave me qira afatshkurtra, kudo ku vendi është i lirë atë natë. Një mënyrë e zakonshme për të filluar është të jepni me qira një dhomë rezervë në shtëpinë tuaj, ose të parkoni një kamping ose automobil në rrugë si një opsion me qira afatshkurtër për mysafirët (ose për veten tuaj kur njësia juaj kryesore është e rezervuar).
3. Të arrihet zero strehim!
Në vitin 2022, qiramarrësi mesatar vendos 30% të të ardhurave të tij në qira. Nëse shpëtoni nga ky shpenzim, mund të rrisni ndjeshëm pasurinë tuaj. Vendosni një objektiv që banesa juaj të paguajë vetë. Për shembull, ju mund të merrni një shok dhome, ose të jepni me qira bodrumin tuaj si hapësirë ruajtjeje, ose t’i jepni me qira një vend parkimi një fqinji, ose të përdorni oborrin tuaj të rrethuar si një vend shëtitjesh për qentë. Përdorni përkrahjen financiare për të mbuluar hipotekën tuaj ose për të investuar në prona që gjenerojnë para.
4. Mësoni nga pronari juaj!
Nëse nuk keni para për të blerë pasuri të paluajtshme, pyesni qiradhënësin tuaj nëse mund t’ia jepni me nënqira, banesën tuaj që keni marrë me qira, një qiramarrësi me një pagesë më të lartë si qira afatshkurtër ose afatmesme dhe më pas ndani të ardhurat.
Ose, nëse qiradhënësi juaj po kërkon një menaxher prone, bashkëpunoni me të për të menaxhuar vendin e lirë si një qira afatshkurtër në këmbim të një pjese të të ardhurave. Nëse tashmë keni një marrëdhënie të fortë, mund të mos keni nevojë për përvojë të mëparshme menaxheriale për të punuar së bashku. Mësimi i këtyre trukeve menaxheriale, përpara se të blini mund t’ju përgatisë më mirë për jetën si pronar. Ky rrjet mund të çojë gjithashtu në mundësi partneriteti të ardhshëm, si ndarja e një investimi në pronë.
*Alan Corey është një podkaster dhe sipërmarrës i pasurive të paluajtshme. Ai bashkëthemeloi House Money Media, një kompani e dedikuar për të lançuar investitorët e pasurive të paluajtshme të gjeneratës së parë dhe është autor i “House FIRE: Ho to Be a Red-Hot Real Estate Millioner with a Wealth of Time and Money to Burn”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.