Pagat dhe sigurimet shoqërore, të punësuarit me pagë maksimale penalizohen, por ka një zgjidhje - Business Magazine Albania

Pagat dhe sigurimet shoqërore, të punësuarit me pagë maksimale penalizohen, por ka një zgjidhje

Strategjia e qeverisë për strukturën e re të pagave dhe këmbëngulja e ekzekutivit për të rritur pagën minimale në shkallë vendi në kufirin e 60 mijë lekëve deri në fund të mandatit qeverisës, është përshëndetur nga përfituesit e kësaj politike pagash!

Por, një analizë tjetër, ka nxjerr në dukje nevojën për një ndryshim të domosdoshëm të skemës së sigurimeve shoqërore.

Televizioni publik ka analizuar raportin e rritjes së pagës minimale dhe maksimale në vite dhe ndikimin në taksën e punës.

Aktualisht paga maksimale rritet me të njëjtën për qindje sa paga minimale. Do të thotë se, ndërsa deri në fund të marsit, paga maksimale shënonte rreth 150 mijë lekë, në datën 1 prill, kjo pagë shkoi në 176 mijë lekë, duke u rritur me më shumë se 26 mijë lekë.

Kur paga minimale të shkojë 45 mijë lekë, vitin e ardhshëm, sipas planit të qeverisë, me një rritje prej 12.5%, ajo maksimale, sipas ligjit aktual, pritet të shkojë në gati 200 mijë lekë. Pra një rritjeje page minimale me 5 mijë lekë në vitin 2024 i përgjigjet një rritje page maksimale me 22 mijë lekë.

E thënë në këtë mënyrë, kjo do të thotë se do të ketë një peshë më të rëndë taksa e punës në të gjithë kategorinë e individëve që paguhen me pagën maksimale dhe që nuk do të jenë pak, nëse llogarit edhe ekzekutimin e tetë vendimeve të Këshillit të Ministrave, për rritjen e pagave, duke filluar nga 1 prilli i 2023!

Çfarë pritet të ndodhë me sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të këtyre të punësuarëve, në shtet apo privat?

Sipas llogaritjeve të ekonomistëve, për një individ që i paguan sigurimet për pagë maksimale, rritja e saj nga 1 prilli automatikisht solli që, shuma totale e sigurimeve, të jetë rreth 43 mijë lekë në muaj, nga rreth 37mijë lekë në muaj, që ishte më parë, ose 6 mijë lekë më shumë.

Rritja e vazhdueshme e pagës minimale, e shoqëruar me atë të pagës maksimale, për efekt të pagimit të sigurimeve shoqërore, në fakt, ka shtuar barrën fiskale te punonjësit me paga relativisht të larta, të cilët penalizohen, edhe nga tatimi i lartë i pagës prej 23% mbi kufirin e 200 mijë lekëve.

A ka zgjidhje? Kjo duket se është dhënë nga një propozim i drejtuesve të ISSH, që i kanë kërkuar ligjvënësve të ndryshojnë ligjin duke e formuluar atë: “Pas datës 1.4.2023, paga maksimale, për efekt kontributi, rritet me të njëjtën masë dhe në të njëjtën kohë me masën që rritet paga minimale në shkallë vendi”, kërkesë që Këshilli i Ministrave tashmë e ka miratuar.

Kërkesa pritet të miratohet brenda 31 korrikut, por nuk pritet të ketë efekte prapavepruese, që do të thotë se do të paguhen me pagën e rritur edhe kontributet e punës!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0