Sa më shumë zhytemi në botën e internetit, aq më shumë sfidohemi në shitjet tona dhe kontakti me klientët. A po gjejmë format e duhura, gjuhën e duhur?! Ekspertët e shitjes kanë dhënë vazhdimisht këshilla dhe rregulla dhe ne po ju sjellim më poshtë disa prej tyre. Ju duhet t’i keni parasysh këto rregulla, sidomos nëse nuk jeni në fushën e marketingut.
- “Mos kini frikë të bëheni krijues dhe të eksperimentoni me marketingun tuaj.” — Mike Volpe
- “Njerëzit ndajnë, lexojnë dhe përgjithësisht angazhohen më shumë me çdo lloj përmbajtje kur ajo shfaqet përmes miqve dhe njerëzve që njohin dhe besojnë.” — Malorie Lucich
- “Përqëndrohuni në problemin thelbësor që biznesi juaj zgjidh dhe shpërndani shumë përmbajtje dhe entuziazëm, dhe ide se si ta zgjidhni atë problem.” — Laura Fitton
- “Ju nuk mund të prisni që thjesht të shkruani dhe të vijnë vizitorë tek ju. Kjo është shumë pasive.” — Anita Campbell
- Përmbajtja është grimca atomike e të gjithë marketingut digjital.” — Rebecca Lieb
Lexo edhe: Neuromarketingu dhe 4 rregulla për ta aplikuar atë
- “SEO nuk është më diçka që ju bëni. Është ajo që ndodh kur bëni gjithçka tjetër siç duhet.” — Chad Pollitt
- “Website juaj është pasuria juaj më e madhe. Njerëzit shikojnë website tuaj më shumë se çdo gjë tjetër.” — Amanda Sible
- “Marketingu gojë më gojë ka qenë gjithmonë i rëndësishëm. Sot, është më i rëndësishëm se kurrë për shkak të fuqisë së internetit.” — Joe Pulizzi dhe Newt Barrett
- “Marketingu është shumë i rëndësishëm për ta lënë në dorë vetëm departamentit të marketingut”. — David Packard
- “Çelësi është, pavarësisht se çfarë historie tregoni, bëjeni blerësin tuaj hero.” — Chris Brogan
- “Nuk më intereson shumë për praktikat më të mira. Më interesojnë konvertimet. Kjo është arsyeja pse unë testoj.” — Michael Aagaard
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto