Kompanitë shumëkombëshe premtojnë të punësojnë mijëra refugjatë, përfshirë ukrainas që kanë ikur nga pushtimi rus, gjatë tre viteve të ardhshme në Europë. Më shumë se 40 korporata thonë se do të punësojnë ose trajnojnë gjithsej 250 mijë refugjatë, me 13.680 që do të gjejnë menjëherë punë.
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara çdo numër është një histori e një familjeje individuale që la gjithçka, duke kërkuar siguri, duke kërkuar mbrojtje dhe duke dashur të jetë në gjendje të rindërtojë sa më shpejt të jetë e mundur. Sipas të dhënave më të fundit të OKB – së, 110 milionë njerëz janë zhvendosur në mbarë botën, me rreth 12 milionë nga Ukraina.
Gati gjysma e ukrainasve të zhvendosur jetojnë në Europë në atë që është lëvizja më e madhe e refugjatëve në rajon që nga Lufta e Dytë Botërore.
Lexo edhe : Refugjatët, suksesi i një kompanie miliarda dollarëshe si Çobani
Amazon kryeson këtë nismë, duke u zotuar të punësojë të paktën 5000 refugjatë gjatë tre viteve të ardhshme në Europë. Ajo ndiqet nga nga zinxhiri i hoteleve Marriott dhe Hilton me 1.500 secili, Starbucks dhe ISS me 1.000, plus angazhime më të vogla nga markat si Adidas, Starbucks, L’Oreal, PepsiCo dhe Hyatt.
Sipas tyre me diversitetin sjell risi, kreativitet, njohuri të ndryshme. Shumica dërrmuese e vendeve të punës do të jenë me honorare, kryesisht magazinim, transport dhe shpërndarje.
Gjigandi i shitjes me pakicë në internet është akuzuar vazhdimisht për keqtrajtim të punëtorëve, të cilët kanë denoncuar kushte pune rraskapitëse, gati skllavëruese. Amazon njoftoi 27 mijë shkurtime të vendeve të punës në fillim të këtij viti, pjesë e një vale pushimesh nga puna në botën e teknologjisë pasi punësimet u rritën gjatë pandemisë COVID.
Kompanitë shpresojnë se refugjatët mund të plotësojnë nevojat e personelit ndërsa ekonomitë rikthehen në aktivitet të plotë nga pandemia. Në Europë, papunësia është në nivelin më të ulët që nga futja e euros në vitin 1999.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.