Sateliti vëzhgues i Turqisë do të lansohet në hapësirë më 11 prill - Business Magazine Albania

Sateliti vëzhgues i Turqisë do të lansohet në hapësirë më 11 prill

Sateliti i parë vëzhgues i prodhuar në vend, İMECE i Turqisë do të lëshohet në hapësirë më 11 prill, ka njoftuar presidenti Recep Tayyip Erdogan.

“Ne do të vazhdojmë të ekzistojmë në garën globale të hapësirës falë burimeve tona njerëzore të trajnuara, mundësive që ofrojmë dhe teknologjive që kemi zhvilluar”, ka thënë presidenti turk, shkruajnë mediat turke.

Sipas tij, “İMECE, sateliti turk i parë i vëzhgimit me rezolucion të lartë i prodhuar me mjete vendase dhe kombëtare, do të niset për orbitë më 11 prill”.
Lexo: TSMC komunikon me SHBA-në në lidhje me ‘udhëzimet’ e Aktit për Çipa

Sateliti është projektuar dhe zhvilluar nga Instituti i Kërkimeve të Teknologjive Hapësinore të Këshillit të Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë dhe është prodhuar në Turqi për të ofruar imazhe me rezolucion të lartë.
lexo: Tesla po ndërton fabrikë të re në Kinë?

Sateliti u dërgua nga aeroporti Esenboga i Stambollit në bazën e forcave hapësinore Vandenberg në Kaliforni, ku nisja do të kryhet nga kompania amerikane e hapësirës ajrore SpaceX. iletisim

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0