Cook: Fëmijët e sotëm ‘janë bërë dixhitalë’, duhet të vendosen kufizime në përdorimin e mjeteve teknologjike - Business Magazine Albania

Cook: Fëmijët e sotëm ‘janë bërë dixhitalë’, duhet të vendosen kufizime në përdorimin e mjeteve teknologjike

Pavarësisht se drejton një nga kompanitë më të rëndësishme të teknologjisë në botë, CEO i Apple, Tim Cook, nuk dëshiron t’i shohë fëmijët ‘të ngjitur’ pas produkteve të kompanisë.

“Fëmijët po lindin dixhitalë, tani janë fëmijë dixhitalë”, citohet të ketë thënë Cook në një profil të gjatë të tij të publikuar në revistën GQ të hënën. “Dhe është, mendoj, shumë e rëndësishme që të vendosen disa kufizime të forta”.

Lexo: Hapen aplikimet për konkursin e Bizneseve të Gjelbërta

Cook i cili nuk ka fëmijë, pati thënë se ai nuk donte ta shihte nipin e tij duke përdorur rrjetet sociale dhe madje argumentoi se përdorimi i teknologjisë në shkolla duhet të kufizohet.

Në profilin e GQ, Cook sugjeroi se Apple nuk funksionon nga nxitja e varësisë dixhitale.

“Ne nuk duam që njerëzit të përdorin shumë telefonat tanë. Ne nuk jemi të stimuluar për këtë. Ne nuk e duam këtë. Ne ofrojmë mjete që njerëzit të mos e bëjnë këtë”, tha Cook.
Në vend të kësaj, ai tha se kompania është e përqendruar në ndërtimin e produkteve që fuqizojnë njerëzit të bëjnë, të mësojnë apo edhe të krijojnë gjëra që përndryshe nuk mund t’i bënin. \

Finance

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0