Hapen aplikimet për konkursin e Bizneseve të Gjelbërta - Business Magazine Albania

Hapen aplikimet për konkursin e Bizneseve të Gjelbërta

Biznese të Gjelbërta

Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta synon të stimulojë e inkurajojë inovacionin për ide biznesi të gjelbërta në nivel lokal dhe të hulumtojë rolin e filantropisë në angazhimin e komuniteteve lokale për të gjeneruar ide biznesi të bazuara në shfrytëzimin e burimeve lokale, ringjalljen e traditave të prodhimit dhe tregjeve lokale.

Përmes mbështetjes së nismave inovatore që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik lokal, Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta synon të kontribojë në mënyrë thelbësore në ndërtimin e një rajoni të begatë, konkurrues dhe të paqtë të Ballkanit Perëndimor dhe Greqisë.

Programi siguron mbështetje financiare dhe ndihmë të planifikuar për idetë dhe bizneset e përzgjedhura që ofrojnë zgjidhje inovatore dhe kontribuojnë në arritjen e shtatë Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Greqisë:

OZHQ 2 Arritja e sigurisë ushqimore dhe nxitja e bujqësisë së qëndrueshme.

OZHQ 7 Energji e Pastër.

OZHQ 8 Nxitja e rritjes ekonomike të vazhdueshme dhe punë të denjë për të gjithë.

OZHQ 11 Kthimi i qyteteve dhe vendbanimeve në gjithëpërfshirës, të parrezikshëm, rezistues dhe të qëndrueshëm.

OZHQ 12 Sigurimi i modeleve të qëndrueshme të konsumit dhe prodhimit.

OZHQ 13 Marrja e masave për të luftuar ndryshimin klimatik dhe efektin e tij.

OZHQ 15 Mbrojtja, restaurimi dhe nxitja e përdorimit të qëndrueshëm të ekosistemeve tokësore, administrimi i qëndrueshëm i pyjeve, lufta kundër kthimit të hapësirave në shkretëtirë dhe ndalimi dhe kthimi pas i procesit të degradimit të tokës dhe ndalimi i humbjes së biodiversitetit.

Lexo: Si të krijoni një vend pune që rritet duke udhëhequr me autenticitet

Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta bazohet në parimet e përgjegjshmërisë ndaj mjedisit, sjelljes etike, diversitetit, përfshirjes dhe fuqizimit, autonomisë me qëllim promovimin e mirëqenies së komuniteteve lokale, duke fuqizuar sipërmarrjen dhe duke u mundësuar njerëzve të përmbushin potencialin e tyre.

“Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta” në Shqipëri mundësohet me mbështetjen financiare të Rockfeller Brothers Fund, Tirana Bank dhe Credins Bank.

Qëllimi

Qëllimi i Konkursit të Bizneseve të Gjelbërta është mbështetja e nismave të biznesit të cilat synojnë përfshirjen sociale përmes integrimit dhe punësimit, dhe zhvillimin ekonomik lokal përmes ideve miqësore ndaj mjedisit.

Shpërndarja Financiare

Çdo propozim i dërguar në këtë thirrje duhet të jetë pjesë në një nga LOT-et vijuese:

LOT 1: Ide Biznesi në Fazë Konceptuale

Ky LOT i referohet propozimeve te biznesit që janë në një fazë konceptuale / embrionale. Fondi do të mbështesë propozime për një periudhë kohore jo më gjatë se nëntë (9) muaj dhe me një financim maksimal prej jo më shumë se 500,000 lekë.

LOT 2: Biznes në Fazat e Para të Zhvillimit

Ky LOT i referohet propozimeve të biznesit që janë në fazat e para të zhvillimit, produktet apo shërbimet janë të pranishme në treg prej jo më shumë se 3 vitesh. Fondi do të mbështesë propozime biznesi për një periudhe kohore jo më gjatë se nëntë (9) muaj me një financim maksimal jo më shumë se 800,000 lekë. Inkurajohet bashkëfinancimi nga burime alternative!

Kush mund të aplikojë?

Konkursi është i hapur për:

Individët. Individët nuk mund të aplikojnë në LOT 2. Në rastin kur propozimi është shpallur fitues, do të kërkohet të regjistrohet si një entitet ligjor përpara nënshkrimit të kontratës dhe rimbursimit të fondeve. Forma ligjore e përzgjedhur është në varësi të individit dhe duhet të parashikohet në propozimin e dërguar.

Sipërmarrjet sociale me një balancë pozitive jo më shumë se 1,200,000 lekë.

Biznesin e vogël në vend me një fitim vjetor jo më shumë se 1,200,000 lekë.

Organizatat jo-fitimprurëse me një balancë pozitive jo më shumë se 1,200,000 lekë.

Kriteret që duhet të plotësojë aplikimi si Ide Biznesi në Fazë Konceptuale (LOT 1):

Ideja është ende në fazë konceptuale, produktet apo shërbimet nuk janë të pranishme në treg;

Ideja bazohet kryesisht në përdorimin e burimeve lokale, duke përfshirë punësimin e njerëzve lokalë dhe shfrytëzimin e aftësive tradicionale;

Ideja ka një vizion, apo një plan veprimi për qëndrueshmërinë mjedisore;

Ideja ka një plan për qëndrueshmëri ekonomike dhe/apo rritjen e vazhdueshme;

Ideja ka një qasje inovatore dhe ndikim të vlefshëm shoqëror;

Ideja bazohet në një vlerësim të tregut lokal dhe është e vetëdijshme për konkurrentët dhe avantazhet krahasuese;

Ideja është novatore në krahasim me bizneset dhe nismat e tjera në komunitet;

Ideja fokusohet ose kontribuon në një prej OZHQ-ve të listuara: 2, 7, 8, 11, 12, 13 dhe 15.

Kriteret që duhet të plotësojë aplikimi si Biznes në Fazat e Para të Zhvillimit (LOT 2):

Biznesi është në fazat e para të zhvillimit të tij, produktet apo shërbimet e tij janë të pranishme në treg për një periudhë kohore jo më shumë se 3 vite;

Biznesi bazohet kryesisht në përdorimin e burimeve lokale, duke përfshirë punësimin e njerëzve lokalë dhe shfrytëzimin e aftësive tradicionale;

Biznesi ka një vizion, apo një plan veprimi për qëndrueshmërinë mjedisore;

Biznesi ka një plan për qëndrueshmëri ekonomike dhe/apo rritjen e vazhdueshme;

Biznesi ka një qasje inovatore dhe impakt të vlefshëm shoqëror;

Biznesi bazohet në një vlerësim të tregut lokal dhe është i vetëdijshëm për konkurrentët dhe avantazhet krahasuese;

Biznesi është novator në krahasim me bizneset dhe nismat e tjera në komunitet;

Biznesi fokusohet ose kontribuon në një prej OZHQ-ve të listuara: 2, 7, 8, 11, 12, 13 dhe 15.

Për më shumë kliko Këtu! 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0