Bërja të paktën 11 minuta aktivitet fizik në ditë mund të parandalojë 10% të vdekjeve të parakohshme. Ekspertët e Universitetit të Kembrixhit kanë zbuluar se ecja e shpejtë, kërcimi, ngasja e biçikletës, loja e tenisit ose ecja mund të zvogëlojnë ndjeshëm rrezikun e vdekjes së hershme, sëmundjeve kardiovaskulare dhe disa llojeve të kancerit, duke përfshirë ato të kokës dhe qafës dhe leuçeminë mieloide.
Pra, një në 10 vdekje të hershme mund të shmanget nëse të gjithë do të përmbushin vetëm gjysmën e objektivit të rekomanduar javor prej 150 minutash aktivitet fizik.
“Nëse ju jeni dikush që ju duket pak e frikshme ideja e 150 minutave aktivitet fizik me intensitet të moderuar në javë, atëherë gjetjet tona duhet të jenë një lajm i mirë”, ka thënë doktori i njësisë epidemiologjike të Këshillit të Kërkimeve Mjekësore të Kembrixhit (MRC), ndërsa shton se nëse “kuptoni se 75 minuta në javë janë të menaxhueshme, atëherë mund të provoni ta rritni gradualisht në sasinë e plotë të rekomanduar.”
Studiuesit, studiuan 196 artikuj duke mbuluar më shumë se 30 milionë pjesëmarrës nga 94 grupe të mëdha studimi. Ata ekzaminuan lidhjen midis niveleve të aktivitetit fizik dhe rrezikut të sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe vdekjes së hershme. Si përfundim, bërja e 75 minutave në javë aktivitet, ul rrezikun e vdekjeve të parakohshme me 23%, zbuluan ata. Kjo normë aktivitetit ishte gjithashtu e mjaftueshme për të ulur rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare me 17% dhe kancerit me 7%.
“Bërja e aktiviteteve që ju pëlqejnë dhe që janë të lehta për t’u përfshirë në rutinën tuaj javore është një mënyrë e shkëlqyer për t’u bërë më aktiv”, theksojnë studiuesit. Rezultatet u publikuan në Revistën Britanike të Mjekësisë Sportive.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.