SHBA kërkon pagesë prej 175,000 dollarë nga SpaceX si gjobë për dështimin për të dorëzuar të dhënat e Starlink - Business Magazine Albania

SHBA kërkon pagesë prej 175,000 dollarë nga SpaceX si gjobë për dështimin për të dorëzuar të dhënat e Starlink

Administrata Federale e Aviacionit (FAA)  propozoi një dënim civil prej 163,240 euro (175,000 dollarë) kundër SpaceX për dështimin e dorëzimit të disa të dhënave të sigurisë në agjenci përpara lansimit të satelitëve Starlink në gusht 2022.

FAA tha se SpaceX duhej të dorëzonte informacionin, të njohur si të dhënat e trajektores së analizës së përplasjes së lansimit, drejtpërdrejt tek agjencia të paktën shtatë ditë përpara një tentative për nisje.

Të dhënat përdoren për të vlerësuar mundësinë e përplasjes së mjetit lëshues me një nga mijëra objektet e gjurmuara që rrotullohen rreth Tokës. SpaceX ka 30 ditë për t’iu përgjigjur FAA-së pas marrjes së njoftimit për ndëshkim, transmeton Telegrafi.

Ndërsa Reuters raporton se SpaceX nuk iu përgjigj një kërkese për koment të bërë nga ana e tyre.

Dënimi i propozuar është përplasja e fundit e tensionit të SpaceX me FAA-në, pasi biznesi i lëshimit me ritëm të shpejtë i kompanisë në pronësi të Elon Musk teston rregullat e lëshimit dhe rihyrjes së raketave në SHBA.

Në vitin 2020, FAA gjeti SpaceX në shkelje të rregulloreve të nisjes për lejimin e një prototipi të raketës gjigante Starship të kompanisë të ngrihej pa siguruar miratimin e të dhënave kryesore që përfshijnë rrezen e mundshme të shpërthimit të fluturakes.

Teksa në vitin 2021, FAA rishikoi kërkesat e nisjes komerciale të SpaceX për të mandatuar që një inspektor i sigurisë FAA të jetë i pranishëm për çdo fluturim në objektin e saj të nisjes në Boca Chica pasi FAA tha se kompania shkeli kërkesat e licencës për një nisje të Starship.  reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0