284 milionë euro më shumë taksa në buxhet nga rritja e çmimeve - Business Magazine Albania

284 milionë euro më shumë taksa në buxhet nga rritja e çmimeve

Buxheti i shtetit po përfiton gjithnjë e më shumë nga rritja e fortë e çmimeve ndërsa këto të fundit prej muajsh po godasin nga ana tjetër xhepat e qytetarëve.

Vetëm për 4-mujorin rreth 187.8 miliardë lekë të ardhura kanë hyrë në arkën e shtetit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë të ardhurat janë rritur me mbi 34.7 miliardë lekë, apo gati 284 milionë euro.

Si tatimet ashtu edhe doganat kanë mbledhur më shumë para përgjatë kësaj periudhe. Ndikimin më të madh në ecurinë pozitive të arkëtimeve e ka dhënë Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, e ashtuquajtura taksa e konsumit që mban edhe peshën kryesore prej shtrenjtimit të çmimeve në pjesën e parë të këtij viti.

Lexo edhe: “Fryhet” Buxheti. 30 miliardë lekë më shumë të ardhura në tremujorin e parë, gjysma prej TVSH-së

Rritje të konsiderueshme në raport më 4-mujorin  e vitit të shkuar kanë shënuar edhe të ardhurat e mbledhura nga kontributet shoqërore, tatimi mbi të ardhurat personale si dhe tatimi mbi fitimin.

Në drejtim të doganave, janë grumbulluar më shumë të ardhura  nga mallrat e akcizës me mbi 123 milionë euro si dhe taksat doganore me gati 20 milionë euro, duke shënuar një rritje të lehtë kundrejt janar-prill 2021.

Të njëjtin trend kanë ndjekur edhe shpenzimet buxhetore që këtë periudhë arritën në 168.5 miliardë lekë, rreth 6 milionë euro më të larta se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja ka ardhur si në zërin e shpenzimeve kapitale para që shkojnë kryesisht për investime, ashtu edhe në shpenzimet korente për personelin, paga e pagesa kontributesh shoqërore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0