Shoqata e E commerce AECA siguron mbështetjen e donatorëve që në takimin e parë zyrtar me to - Business Magazine Albania

Shoqata e E commerce AECA siguron mbështetjen e donatorëve që në takimin e parë zyrtar me to

Shoqata e E Commerce

Shoqata e E-commerce (AECA) siguron mbështetjen e donatorëve gjatë prezantimit të 12 prioriteteve

AECA zhvilloi një takim në Tiranë me donatorët në Shqipëri, të cilëve u prezantoi 12 projekte konkrete për zhvillimin e E commence në vend dhe rajon.

Një takim që synoi të identifikojë pikat e përbashkëta mes biznesit dhe donatorëve që kanë prioritet këtë fushë, rezultoi me mbështetje konkrete në disa prej pikave më të rëndëshme për industrinë.

Bëhu pjesëtar i shoqatës së E-commerce, AECA! Merr konsulencë FALAS për biznesin tënd online këtu.

Artan Gjergji, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës tregoi për Businessmag.al se menjëherë pas krijimit të saj, Shoqata Shqiptare e Tregtisë Elektronike (AECA) ka nisur një tur takimesh me donatorët që kanë prioritet digjitalizimin dhe zhvillimin e tregtisë E commerce. “Arritëm të identifikonim disa pika të përbashkëta me donatorë, ndërsa nga ana tjetër identifikuam nevojat e biznesit. Ne si shoqatë synuam të përputhim nevojat e shoqatës në mikro me politikat makro të donatorëve dhe institucioneve qeveritare”, thotë Gjergji.

12 pikat kanë në fokus rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e shoqatës, krijimin e një strategjie të përbashkët zhvillimi për të gjithë pjesëtarët, grumbullimin dhe menaxhimin e të dhënave, partneriteti me institucionet publike, formalizimi i pagesat online, rritje e kapacitetit të kompanive dhe krijimi i eventeve të përbashkëta për E commerce.

Valer Pinderi, një nga themeluesit e AECA tha se, tre prej donatorëve të rëndësishëm konfirmuan mbështetjen e projekteve që në takimin e parë.

Lexo: Enio Jaço, presidenti i AmCham: Bizneset kërkojnë zgjidhje për praktikat e prapambetura në Dogana, vijojnë të krijojnë padrejtësi për biznesin

Përfaqësuesit e USAID u shprehën të gatshëm të mbështesin në zhvillimin e Partneritetin Publik Privat. Risi Albania po mbështet në krijimin e një produkti vlerësimi për sipërmarrjet në këtë fushë dhe GIZ do ta mbështesë shoqatën për krijimin e certifikatës së sigurisë dhe zhvillimin e një eventi rajonal për E commerce.

Shoqata ka vetëm dy muaj që është krijuar dhe pas takimit me donatorët, muajin e ardhshëm pritet të ketë një event të madh me bizneset . Objektivi i shoqatës është që brenda këtij viti të ketë të paktën 100 anëtarë.

Bëhu pjesëtar i shoqatës së E-commerce, AECA! Merr konsulencë FALAS për biznesin tënd online këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0