Mungesa e fuqisë punëtore po kthehet në problem botëror. Po përjetojmë epokën e “Dorëheqjeve” - Business Magazine Albania

Mungesa e fuqisë punëtore po kthehet në problem botëror. Po përjetojmë epokën e “Dorëheqjeve”

dorëheqjeve

Po jetojmë në kohën e dorëheqjeve të punonjësve. Këto janë ato që duhet të keni parasysh tek stafi juaj.

Dy vitet e fundit kanë qenë me ndryshime dramatike në tregun e punës. Përveç papunësisë së lartë në të gjitha vendet e botës gjatë krizës së pandemisë, kompanitë po përballen me një fenomen të ri që është pagëzuar me emrin “Periudha e Dorëheqjeve”.

Një studim i fundit nga Microsoft zbuloi se 41% e fuqisë punëtore globale do e merrnin në konsideratë të hiqnin dorë nga punëdhënësi i tyre aktual brenda vitit të ardhshëm.

Një menaxhere e burimeve njerëzore për koorporatën “Fast Company”, Stephanie Vozza  ka analizuar pikërisht këtë fakt. Ajo ka shprehur se përqindja e njerëzve që braktisën vendin e punës gjatë pandemisë ishte shumë e vogël, ndërsa në 7 mujorin e 2021-it, 10 milionë njerëz braktisën punën.

Lexo: Ja cilët janë shefat më të mirë dhe më të këqinj sipas shenjës së horoskopit

Megjithëse mungesat e fuqisë punëtore në industrinë e shërbimeve mund të jenë më të dukshmet, menaxherja vuri në dukje se teknologjia dhe kujdesi shëndetësor kanë qenë dy fushat me dorëheqjet më të mëdha në muajt e fundit dhe lodhja ka qenë një nga arsyet kryesore. Po për arsyet e tjera?

Ndërsa mungesa e opsioneve të kujdesit për fëmijët dhe pagat e ulëta janë arsyet kryesore për lënien e shumë vendeve të lira të punës. Arsyet e tjera janë ato për të cilat njerëzit kanë lënë gjithmonë punën e tyre: mungesa e fleksibilitetit dhe mungesa e mundësive, domethënë, mungesa e ekuilibrit punë – jetë.

Pandemia ka bërë që shumë prej nesh të rifokusohemi dhe të rivlerësojmë përparësitë tona, dhe thënia e vjetër, “Ju nuk lini një punë, ju lini një menaxher”, nuk ka qenë kurrë më e vërtetë. Nëse menaxherët duan t’i mbajnë punonjësit e tyre, ata duhet të dëgjojnë nga afër atë që punonjësit duan, veçanërisht kur bëhet fjalë për punën në distancë”.

Ladders

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0