9 gjëra që njerëzit mirënjohës bëjnë ndryshe - Business Magazine Albania

9 gjëra që njerëzit mirënjohës bëjnë ndryshe


Më shumë mirënjohje = Jetë më e mirë.

Ralph Waldo Emerson ka thënë që për të arritur kënaqësinë, ju duhet të “kultivoni zakonin e mirënjohjes për çdo gjë të mirë që ju vjen në jetë dhe duhet të falenderoni vazhdimisht.”

Rezultoi se Emerson – i cili e hulumtoi kuptimin e një jete të mirë në pjesën më të madhe të punës së tij – nuk ishte larg asaj që tha kur bëhet fjalë për numërimin e bekimeve tona në jetë. Hulumtimet po zbulojnë vazhdimisht se shprehja e falënderimeve mund të çojë në një mënyrë jetese më të shëndetshme, më të lumtur dhe më pak stresuese.

Lexoni: Punë, disiplinë e këmbëngulje. Këshillat e sipërmarrësit Vasil Naçi për sukses

“Jeta është një seri problemesh që duhet të zgjidhen dhe shpesh herë këto probleme shkaktojnë stres,” tha Robert Emmons, një studiues i mirënjohjes dhe profesor i psikologjisë në Universitetin e Kalifornisë, për HuffPost. “Mirënjohja mund të rezultojë në reduktimin e stresit.”

BusinessMag në këtë artikull ju sjell 10 zakone që do t’ju ndihmojnë të kultivoni mirënjohjen.

1. Shkruani

Hulumtimet kanë treguar se duke shkruar gjërat për të cilat jeni mirënjohës mund t’iu çojë në rritjen e mirëqenies suaj. Duke mbajtur vazhdimisht këtë rutinë mund të përforcojë mendimet pozitive, diçka veçanërisht e dobishme pasi truri tenton të përqendrohet natyrshëm në atë që shkon keq. Vendosja e qëllimeve në letër mund t’ju ndihmojë gjithashtu të përparoni ndërsa punoni drejt qëllimeve personale.

Në mënyrë që të korrni përfitimet e plota në lidhje me të shkruarin, Emmons rekomandon që të shkruani 5-10 minuta.”Ju me të vërtetë duhet të angazhoheni për ta bërë këtë dhe nëse e praktikoni vazhdimisht kjo gjë do të bëhet diçka automatike,” thotë Emmons. “Është sikur të bëni ushtrime, ngriheni në mëngjes dhe thjesht dilni të vraponi.”

2. Mos i shmangni gjërat negative

Shprehja e mirënjohjes mund të sjellë më shumë optimizëm, por njerëzit mirënjohës gjithashtu nuk i mbajnë sytë larg nga gjërat negative. Ndërkohë që ne e shoqërojmë mirënjohjen duke u përqëndruar në gjërat e mira dhe duke shmangur gjërat negative, çelësi për të udhëhequr një jetë me mirënjohje është përqafimi i pengesave si pjesë e udhëtimit tuaj të përgjithshëm. Kujtoni një kohë të vështirë që keni përjetuar dikur, shanset janë që ju do të filloni të ndiheni shumë më mirënjohës për gjendjen tuaj të tanishme dhe tejkalimin e sfidave të mëparshme.

3. Kaloni kohë me të dashurit tuaj dhe tregojuni atyre se sa shumë i doni

Njerëzit që janë të mbushur me mirënjohje e dinë se nuk kanë arritur aty ku janë vetë dhe mundohen të kalojnë kohë me ata njerëz që kanë më shumë rëndësi për ta. “Mirënjohja me të vërtetë na ndihmon të lidhemi me njerëz të tjerë,” thotë Emmons. “Ajo në fakt forcon marrëdhëniet me njerëzit dhe marrëdhëniet janë parashikuesit më të fortë të lumturisë dhe përballimit të stresit.” Studimet e fundit kanë treguar se ndërsa ju shprehni mirënjohjen dhe dashurinë për personat afër jush, ju përforconi marrëdhëniet me ta dhe në lidhjet në çift u zbulua se ata kishin martesa më të mira dhe shmangie të divorceve.

4. Përdorimi i mediave sociale me kujdes

Në kulturën tonë është e pamundur të shmangësh krejtësisht mediat sociale. Sidoqoftë, njerëzit mirënjohës i shfrytëzojnë me kujdes këto rrjete. Hulumtimet kanë zbuluar se mendimet pozitive në mediat sociale përhapen më shpejt sesa ato negativet. Emmons sugjeron mbledhjen e një arkivi pozitiv postimesh në Facebook dhe Instagram për t’i parë kur keni nevojë për të qenë mirënjohës. Kjo metodë do t’ju ndihmojë të keni kujtime të lumtura përmes faqeve që normalisht vizitoni çdo ditë. Teknologjia dhe pajisjet janë kritikuar, sepse ju bëjnë më pak socialë, por nëse përdoren siç duhet mund të jetë e kundërta.

5. Njihni vlerën e gjërave të vogla …

Ekziston një fuqi e jashtëzakonshme në momentet e vogla, ato të zakonshmet, si kapja e autobusit para mbylljes së dyerve apo përkëdhelja e kafshës suaj shtëpiake kur shkoni në shtëpi.

Lexoni: “Agrimona”, biznesi i ri social në Tiranë

6 … Pastaj ndihmoni të tjerët t’i vlerësojnë ato, gjithashtu.

Veprimet e vogla të mirësisë bëjnë një ndryshim të madh kur bëhet fjalë për kultivimin e mirënjohjes. Njerëzit mirënjohës e bëjnë zakon të pranojnë çdo grime mirësie që vjen në rrugën e tyre, qoftë kompliment i thjeshtë, ndihmë për një detyrë apo gjëra të vogla, por me domethënie të madhe. Hulumtimet tregojnë se kjo lloj mirësie bën që ju dhe personi tjetër të jetë më i lumtur.

7. Bëni punë vullnetare

Gjithkush ka nevojë për pak ndihmë ndonjëherë dhe njerëzit mirënjohës e dinë se nuk ka mënyrë tjetër për të pranuar këtë se sa duke bërë diçka aktive në lidhje me të. Kur një person bën diçka vullnetare, pa pritur gjë në kthim për një person tjetër, ndihet personi më i lumtur në botë. Vullnetarizmi mund të rezultojë në reduktim të depresionit dhe në rritjen e mirëqenies së përgjithshme. BusinessMag ju sugjeron që të zbuloni talentet tuaja dhe t’i përdorni ato për të ndihmuar të tjerët, duke theksuar se njerëzit janë më mirënjohës kur japin se sa kur marrin.

8. Jini aktivë

Ndoshta mund të mos duket sikur nuk kanë lidhje, por mirënjohja dhe fitnesi mund të shkojnë dorë për dore. Sipas studimit të Emmons në vitin 2003, njerëzit që praktikonin mirënjohjen gjithashtu angazhoheshin në aktivitete të ndryshme. Rezultatet gjithashtu zbuluan se pjesëmarrësit në studim kishin më pak kufizime në ditën ushqimore dhe kishin më pak gjasa të pinin duhan apo të abuzonin me alkoolin.

Të ushtruarit është provuar se pastron mendjen tuaj dhe zvogëlon stresin. Pra një mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë.

9. Duajeni veten

Një studim i botuar në revistën Personaliteti dhe Dallimet Individuale zbuloi se nivelet më të larta të mirënjohjes ishin të lidhura me një vetëbesim më të madh. Dhe nuk është çudi: Kur mirëqenia juaj është një prioritet, ju nuk mund të bëni asgjë tjetër veçse të ndiheni mirë me veten.

Pra jini mirënjohës për personin që jeni. Kjo duhet të jetë në krye të listës suaj të mirënjohjes.

Lexoni: Tony Jeton Selimi – Shqiptari Frymëzues që çon njerëzit në një udhëtim aty ku askush nuk ka shkuar më parë!

burimi: HuffPost

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0