7 këshilla për të krijuar përmbajtje që tërheq në LinkedIn - Business Magazine Albania

7 këshilla për të krijuar përmbajtje që tërheq në LinkedIn


A e dini se LinkedIn ka mbi 600 milionë përdorues dhe vetëm 1 milion prej tyre publikojnë rregullisht përmbajtje?

Këta janë anëtarët më me ndikim dhe më të suksesshëm të komunitetit LinkedIn. Mesatarisht, çdo postim arrin profesionistë që përfshijnë 21 industri dhe 9 vende të ndryshme.

Ndërsa çdo anëtar i LinkedIn ka një arsye të ndryshme për të qenë në site, një gjë është e vërtetë për të gjithë: krijimi i përmbajtjes që provokon diskutim është një faktor kryesor në zgjedhjen e ndikimit të tyre në LinkedIn. Profesionistët në LinkedIn, që postojnë rregullisht përmbajtje me cilësi të lartë kanë më shumë angazhime, njihen më mirë në industritë e tyre dhe ka më shumë të ngjarë të shihen si udhëheqës mendimtarë.

Lexoni: Këto 5 aftësi janë çelësi për rritjen në karrierë, sipas LinkedIn

Por, si arrijnë ata të krijojnë këto përmbajtje që provokojnë diskutime?

  1. Vendosni një titull specifik dhe unik

Është shumë e rëndësishme të theksohet se titulli i një artikulli mund të ketë rëndësi edhe më shumë se vetë përmbajtja. Mendojeni kështu: nëse keni një titull të mërzitshëm ose të paqartë, shumica e njerëzve nuk do të klikojnë as në artikull. Për t’i tërhequr vëmendjen njerëzve, artikulli juaj duhet të jetë specifik dhe unik.

Titujt më efektivë janë ato që u tregojnë njerëzve saktësisht se çfarë të presin, të bëjnë një pyetje të rëndësishme, të përfshijnë një premtim dhe të veprojnë si një guidë “si të”.

  1. Krijoni zërin tuaj unik

Nëse përmbajtja juaj ofron informacion të përgjithshëm dhe tingëllon sikur të ishte shkruar nga kushdo në industri, nuk do të provokojë diskutim. Përmbajtja juaj duhet të jetë e freskët dhe unike. Për të krijuar këtë lloj përmbajtje, së pari duhet të krijoni zërin tuaj unik.

Kur dikush lexon artikullin tuaj, ai duhet të jetë në gjendje të thotë: “Po, kjo tingëllon tamam si __.” Kjo strategji është vitale jo vetëm për krijimin e përmbajtjes që provokon diskutim, por edhe për krijimin e markës tuaj.

  1. Shkruajini audiencës që synoni

Para se të filloni të shkruani, pyesni veten: “A do të lidhet kjo me audiencën time të synuar?” Nëse përgjigja është JO, atëherë hidheni poshtë të gjithë artikullin.

Ndërsa mund të jetë kënaqësi të shkruani për tema që ju interesojnë, nëse nuk lidhet me audiencën e synuar nuk do të jetë efektive. Sidoqoftë, para se t’i përgjigjeni pyetjes së parë, duhet të mësoni se kush është audienca juaj e synuar dhe për çfarë ajo ka nevojë.

Kur keni një informacion më të mirë të audiencës tuaj të synuar, ju mund të krijoni përmbajtje që tërheq, intriguese dhe të dobishme për ta.

Lexoni: 10 aftësitë më të kërkuara të vitit 2019, sipas LinkedIn

  1. Përqëndrohuni tek cilësia

Ndërsa publikoni përmbajtje të vazhdueshme në profilin tuaj është e rëndësishme që të keni “cilësi mbi sasi” sidomos kur bëhet fjalë për përmbajtjen e LinkedIn.

Nëse përmbajtja juaj është e gjatë, plot me informacion të panevojshëm dhe formatohet si një paragraf i gjatë, askush nuk do ta lexojë atë. Mos u nxitoni në përmbajtjen tuaj vetëm për të përmbushur afatet e publikimit. Në vend të kësaj, përqëndrohuni të shkruani artikuj që i përgjigjen në mënyrë të përmbledhur një pyetjeje që ka audienca juaj. Mos harroni të lini disa hapësira boshe në përmbajtjen tuaj dhe të shkruani fakte të rëndësishme.

  1. Tregoni histori

Një nga metodat më efektive të krijimit të përmbajtjes është tregimi i historive. Përfshirja e historive në përmbajtjen tuaj të LinkedIn mund të rrëmbejë lehtësisht vëmendjen e lexuesit dhe t’i bëjë ata të lexojnë të gjithë artikullin. Këto histori mund të jenë në lidhje me klientët ose sukseset dhe pengesat tuaja personale.

  1. Postoni direkt në Linkedin

Ju mund të keni një blog në website tuaj që përdorni për të marketuar veten. Kjo është fantastike! Por mos u mbështetni vetëm në ato artikuj kur bëhet fjalë për LinkedIn. Ndërsa nuk ka asgjë të keqe në ribotimin e artikujve tuaj herë pas here në platformat e tjera, mos e bëni këtë një zakon.

Postimi direkt në LinkedIn ju lejon të rrisni rrjetin tuaj dhe të ndërveproni me miqtë tuaj aty. Kjo do t’ju ndihmojë të bëheni një udhëheqës në vetë platformën.

  1. Angazhohuni në komente

Sigurohuni që të përfshiheni në seksionin e komenteve në artikujt tuaj! Thjesht postimi i artikullit tuaj nuk është i mjaftueshëm nëse dëshironi të optimizoni ndikimin tuaj në LinkedIn. Përgjigjuni komenteve, filloni dialogoni dhe trogojini rrjetit tuaj se dëshironi të krijoni marrëdhënie me ta.

Lexoni: Rregulli i thjeshtë nga CEO i LinkedIn, që do ju bëjë të eleminoni mbledhjet e padobishme

/Shkruar nga Kim Peterson Stone në LinkedIn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0