5 shenja që tregojnë se dikush nuk është i përshtatshëm për të udhëhequr njerëzit - Business Magazine Albania

5 shenja që tregojnë se dikush nuk është i përshtatshëm për të udhëhequr njerëzit

udhëhequr njerëzit

Njerëzit largohen nga menaxherët, jo nga kompanitë!

Menaxherët e orientuar drejt njerëzve e kuptojnë se çfarë duhet të bëjnë për të nxjerrë më të mirën nga ta. Por, nga ana tjetër ka menaxherë që vendosen në role drejtuese, kur nuk kanë kompetencat e duhura.

Kjo është arsyeja pse vendimi i vetëm më i madh që çdo organizatë do të marrë është ai i emërimit të menaxherit. vendimi më i keq është emërimi si menaxher i personit të gabuar.

Pra, si të dallojmë që dikush nuk është i përshtatshëm për të udhëhequr?

  1. Ata kujdesen vetëm për veten e tyre

Këta menaxherë nuk janë të shqetësuar me përmbushjen e misionit të kompanisë ose përafrimin e qëllimeve të ekipit me objektivat organizative. Bëhet fjalë për performancën e tyre individuale dhe marrjen e atij shpërblimi vjetor. Menaxherët me këtë qëndrim po luajnë për veten e tyre dhe janë të shqetësuar vetëm për arritjet e tyre dhe si duken tek eprorët e tyre.

Lexoni: Cila është fuqia e besimeve?

  1. Prirjet narcisiste

Ky menaxher shpesh nënçmon punën e një anëtari të ekipit dhe madje mund të tallet me stafin në takime. Kur ai ka nevojë për diçka nga ju, mund të bëhet kërcënues. Në rastin e tij më toksik, ai do t’ju bëjë të dyshoni për veten dhe vlerën tuaj përfundimtare për kompaninë.

  1. Trajtimi i njerëzve si shifra

Në strukturat e fuqisë nga lart-poshtë, punonjësit konsiderohen të jenë objekte ose shpenzime dhe jo asete; nuk shqetësohet njeri për lumturinë ose mirëqenien e tyre, pasi motivi për punësimin e tyre ishte thjesht produktivitet dhe fitim. Si rezultat, do të hasni nivele të larta të stresit, qarkullimit të punonjësve, mungesave dhe burnout.

  1. Kontroll i tepruar

Mjedisi i punës është mbizotërues dhe mbytës, sepse menaxherët duan kontroll mbi të gjitha vendimet. Menaxherë të tillë nuk i besojnë ekipit, kështu që detyrat rrallë u delegohen të tjerëve. Vështirë se ka vend për diskutim ose kontribut në grup, sepse stili i menaxhimit është autokratik, gjë që kufizon kreativitetin dhe dëshirën e ekipit për të mësuar gjëra të reja.

  1. Marrja e meritës për vete kur i takon ekipit

Ekipi krijon një produkt të mrekullueshëm dhe klienti është i kënaqur me rezultatet. Pastaj ndodh që menaxheri merr të gjitha meritat. Asnjë lavdërim për ekipin, asnjë festim i suksesit të të gjithëve, asnjë njohje e anëtarëve të ekipit për kontributet e tyre. Ky lloj menaxheri do të vjedhë meritat, gjë që çon në një dështim total të angazhimit të punonjësve.

/inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0