Alessio Bresciani, është një strategjist me 15 vite eksperiencë në botën dixhitale dhe mobile. Ish-lektor i lëndës “Parashikimi Strategjik” në Universitetin e Swinburne, Bresciani është pasionant i inovacionit dhe zhvillimit personal. Ai është bloger i përjavshëm në Quora, një rrjet social në ndihmë të sipërmarrësve dhe artikujt e tij publikohen në prestigjiozet e biznesit dhe financës si Inc.com, Huffington Post dhe Financial Brand.
Pyetja juaj është një pyetje shumë e bukur për t’ju përgjigjiur dhe më bëri të reflektoj rreth gjërave që kam mësuar nga interesat e mia në biznes, zhvillimin personal dhe artet marciale.
Më lër t’ju tregoj se, kam parë njerëz që mësojnë ngadalë rreth gjërave me aq shumë detaje më mirë se njerëzit që ‘nxënë’ shpejt. Nëse kjo është e vërtetë, ‘nxënësit’ e avashtë mund të kenë kujdesin dhe vëmendjen që zakonisht nuk e kanë ‘nxënësit’ e shpejtë.
Thënë kjo, këto janë parime që i kam aplikuar gjatë fazave të mia të mësimit dhe mendoj se janë universale. Nuk ka pse të mos jenë edhe për ju avantazhe.
1. Përsëritja
Personalisht kam bindjen e fortë se përsëritja çon në mjeshtëri. Kur mëson një aftësi të re, praktikoje vazhdimisht. Kur mëson një teori të re, aplikoje gjithëkund.
Ashtu siç ka thënë edhe Bruce Lee: “Nuk kam frikë atë njeri që ka provuar 10,000 goditje vetëm një herë, por atë që ka praktikuar 10,000 herë një goditje.”
Çdo zotësi e fituar duke i dhënë kohën për praktikë të vazhdueshme ka për t’u bërë e mrekullueshme.
2. Fokusimi
Midis gamës së gjërë të mjeteve të “harxhimit të kohës” në ditët e sotme si rrjetet sociale, “multi-tasking”, etj.,marrim stimuj nga të gjitha drejtimet. Kemi humbur aftësinë të fokusohemi! Efektivisht vetëm fokusi është ai që lipset vërtet për të absorbuar çfarëdolloj “mjeshtërie”.
Për të mësuar një zotësi të re, gjej kohë të fokusohem tek ajo në një mjedis larg shpërqëndrimeve. Kur lexoj në lidhje me të, dëgjoj muzikë pa tekst në mëyrë që muzika të mos më shpërqëndrojë nga përmbajtja e asaj që po lexoj.
Ky artikull u publikua më parë në faqen 62 të nr. 7 të revistës Business Magazine Albania. Për ta shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.
Steve Job ka thënë, ”Njerëzit mendojnë se të fokusohesh do të thotë t’i thuash ‘Po’ gjësë që duhet të bësh. Nuk është aspak e drejtë. Do të thotë t’i thuash ‘Jo’ qindra ideve të mira dhe alternative që mund të ketë rreth saj . Po, duhet të zgjedhësh me kujdes idenë tënde!”
3. Konteksti dhe detajet
Për të kuptuar një fushë specifike, do të rekomandoja që ta shihnit njëherë nën syrin ‘makro’. Më pëlqen të kuptoj njëherë kontekstin e asaj për çfarë bëhet fjalë.
Kështu në një libër para se ta shfletoj për ta lexuar, më parë do t’i hedh një sy tabelës së përmbajtjes për të marrë një kuptim të përgjithshëm të asaj që do nis të lexoj. Dhe kur lexoj detajet kuptoj se si një temë lidhet me një tjetër. Detajet janë të rëndësishme, por ka një kohë të duhur edhe për to.
Fillo të kuptosh shumë herët detajet dhe do të humbasësh kontekstin e së gjithës. Ndërsa t’i anashkalosh detajet të marra të gjitha së bashku, kuptimi i së tërës ngelet sipërfaqësor.
Kështu që kaloj sa nga konteksti te detajet dhe mësoj rreth thellësisë dhe sipërfaqes.
4. Lidhja
Të mësosh duke kuptuar kontekstin dhe detajet (pika pryesore) më jep një sens të lidhjes mes informacioneve. Dhe kjo është shumë e rëndësishme për një proces të qëndrueshëm të të mësuarit.
Kjo është një nga arsyet sepse shumë njerëz ndërtojnë një histori me të gjitha karakteret e një pakoje me letra për t’i mbajtur mend ato. Historia jep në mënyrë të detajuar lidhjen mes kartave më njëra-tjetrën.
Të ndërtosh një marrëdhënie kuptimplotë mes informacioneve të gjërave që po studion është një nga mënyrat më të mira përshpejtuar dhe përforcuar mësimin.
5. Ritmi
Ritmi është një variabël i shkëlqyer për të luajtur.
Për shembull, nëse jeni duke dëgjuar një leksion, mund ta dyfishoni hapin e dëgjimit 2 herë (siç është sugjeruar në përgjigjie të tjera të kësaj pyetje).
Ritmi (hapi) gjithashtu i shërben edhe një funksioni tjetër shumë të rëndësishëm. Ai na vë ne nën tipe të ndryshmë të presioneve, dhe për shkak të kësaj ne përshtasim metodën tonë të studimit.
Kur e gjejmë veten në një ndryshueshmëri të tillë, ndërtojmë kapacitetet tona, ashtu siç bën edhe një atlet sprinteri gjatë një stërvitjeje të përgjithshme.
Në rastin tim, nëse jam duke punuar me një prezantim, mundohem ta përsëris informacionin me një shpejtësi dy herë më të madhe gjatë provave të mia finale, për t’u siguruar që mbaj mend çdo informacion që do të më duhet nën trysni.
Nëse arrij ta kujtoj me një shpejtësi dy herë më të madhe se zakonisht, jam i qetë se me një shpejtësi normale të prezantimit nuk do të kem të papritura.
Pra, kjo nuk ka të bëjë vetëm me memorizimin e informacioneve, por lidhet drejtëpërdrejtë me ndryshimin e dinamikës e mënyrës se si mësojmë, për të ndërtuar fleksibilitetin e metodave të nxënies.
Ky artikull u publikua më parë në faqen 62 të nr. 7 të revistës Business Magazine Albania. Për ta shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.