4 Vendime që çdo sipërmarrës i ri duhet t’i marrë para se të jetë shumë vonë - Business Magazine Albania

4 Vendime që çdo sipërmarrës i ri duhet t’i marrë para se të jetë shumë vonë


Nga Jason Aten, shkrimtar

Lajmi i mirë është se ende nuk është shumë vonë.

Fillimi i një biznesi është i vështirë. Por ju ndoshta e dini këtë tashmë. Një nga vendimet më të vështira, deri tani, është të bësh gjërat e duhura që të mos pendohesh më vonë. Është e vështirë të dini atë që nuk e dini, gjë që do të thotë se është e vështirë të marrësh vendime kur nuk e di se çfarë duhet të vendosësh.

Ju absolutisht duhet t’i bëni këto zgjedhje në fillim sepse nuk mund të ktheheni prapa në kohë.

  1. Përse po merreni me biznes?

Keni shumë zgjedhje në jetë. Ju mund të kaloni ditët tuaja duke bërë shumë gjëra të tjera, përse ta bëni këtë?

Kjo mund të duket si një pyetje e ngarkuar – për shkak se ashtu është. Unë ju sugjeroj që të mendoni pse doni të ndërtoni një biznes.

Shumë sipërmarrës hyjnë në biznes, sepse e duan atë që bëjnë.

  1. Si do të zhvilloheni personalisht?

Ju ndoshta keni krijuar një plan biznesi për të ndihmuar në udhëheqjen e përpjekjeve tuaja për të rritur biznesin tuaj, por a keni bërë një plan për veten tuaj? Mendoni për këtë. Liderët më të mirë janë të vetëdijshëm sa duhet për të kuptuar se biznesi i tyre shpesh do të kufizohet nga aftësia e tyre për të udhëhequr.

Jini të qëllimshëm se çfarë do të bëni për t’u rritur. Nëse kjo nënkupton gjetjen e një mentori ose një trajner biznesi, ose edhe një rrugë më të strukturuar si edukim shtesë ose trajnime.

Ju nuk do të keni shumë kohë për këtë më vonë, kështu që filloni tani.

  1. Si do të jepni llogari?

Sigurisht, kur filloni një biznes, jeni shefi dhe jeni shpesh ai që është kryesisht përgjegjës për suksesin e biznesit.

Por, me kalimin e kohës, situata ndryshon. Ju ndërtoni një ekip, ose merrni financim nga investitorët. Ndërtoni një bazë të konsumatorëve, të cilët shpesh varen nga ju dhe nga produktet ose shërbimet tuaja.

Edhe nëse jeni pronari i vetëm, jetët e njerëzve të tjerë varen nga ajo që ju bëni, si e trajtoni biznesin. Ju u detyroheni atyre – dhe vetes – të jeni të qëllimshëm rreth llogaridhënies tani, para se të jetë tepër vonë.

  1. Cila është strategjia juaj e daljes?

Konsideroni, për një çast, çfarë ndodh pas përfundimit të ndërtimit të këtij biznesi. A po e ndërtoni atë në mënyrë që të mund të mbaheni me para, qoftë përmes një shitjeje ose duke u bërë kompani publike? Apo planifikoni të punoni në të derisa të mos mund të punoni më dhe t’ia trashëgoni familjes tuaj?

Pavarësisht nga ajo që vendosni, ka absolutisht kuptim të filloni të mendoni tani. Zgjedhja që bëni do të ndikojë në mënyrën se si i trajtoni vendimet e tjera më vonë.

Patjetër që do të pendoheni më vonë nëse zgjoheni një ditë dhe mendoni se do të kishit bërë diçka ndryshe.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0