1. Krijoni lidhje të reja
A keni takuar ndonjëherë një të njohur dhe pastaj i shikoni ato më vonë në Facebook? Me LinkedIn, shpikësit mund të gjejnë profilet e njerëzve që ata takojnë gjatë eventeve të ndryshme ose në jetën e përditshme dhe lidhen me ata me shpresën që të krijojnë sa me shumë lidhje profesionale. Nëse ju keni një lidhje të përbashkët me dikë, ju mund t’i kërkoni për një prezantim përmes platformës. Shumë njerëz listojnë industrinë e tyre dhe punëdhënësit, kështu që është e mundur të takoni njerëz të rinj dhe të bëni lidhje në hapësirën e inovacionit, duke fiksuar pozicionin dhe funksionin e punës.
Këshillë: Personalizoni URL tuaj të LinkedIn dhe përfshijeni atë në kartvizitën tuaj të biznesit.
2. Bashkojuni grupeve
LinkedIn ka një funksion të quajtur ‘grupe’ që ju lejon të bashkoheni në diskutime me profesionistë të fushës tuaj. Ka shumë shpikës dhe grupe inovacioni në LinkedIn, duke përfshirë INPEX një grup që ndihmon për shpikjet. Industri specifike dhe grupe të përgjithshme sipërmarrëse mund të jenë gjithashtu të dobishme. Në këto grupe, ju mund të merrni pjesë në diskutime, nëpër postime e blogje dhe të lidheni me anëtarët e grupit. Nëse jeni duke konsideruar drejtimin e një fushatë për mbledhje fondesh, do të jetë e dobishme të bashkoheni me një grup të LinkedIn për të ndihmuar në rritjen e turmës tuaj. Përveç kësaj, në qoftë se keni nevojë për informacion mbi shpikjen ose diçka në lidhje me të apo mendime për idenë tuaj, ju mund të filloni një diskutim me grupin. (Gjithmonë konsultohuni me avokatin tuaj para se të jepni informacion në lidhje me shpikjen tuaj.)
Këshillë: Fokusojuni të bashkoheni në 3-4 grupe dhe të merrni pjesë në mënyrë aktive në biseda disa herë në javë që të rrisni rrjetin tuaj.
3. Hartoni një Portfol të punimeve dhe / ose një Rezyme
Profili juaj i LinkedIn mund të tregojë shumë për ju, me seksione të ndryshme që përdoren për gjëra të ndryshme. Seksioni “Përmbledhje” shpesh shfaq një hyrje apo letër motivimi. ‘Eksperiencat’ ju lejon të tregoni historinë e punës tuaj / përvojat tuaja dhe ju mund të postoni linqe që lidhen me ato pozicione, të tilla si faqet e internetit apo blogjet. Ka edhe seksione për patentat, çmimet, publikimet, rekomandimet, projektet, edukimin, punët vullnetare, çertifikatat dhe shumë më tepër.
Edhe pse jo çdo seksion do të jetë i plotësueshëm për ju, ka shumë mënyra që ju mund të bëni përdorimin e këtyre seksioneve për të nxjerrë në pah idetë dhe arritjet tuaja si një shpikës. Për shembull, në qoftë se ju është dhënë një patentë, vendoseni atë në qendër në seksionin e patentave. Përdorni seksionin përmbledhës për të shpjeguar se ju jeni një shpikës dhe përshkruani projektin tuaj të fundit. Nëse ju keni marrë ndonjë titull për shpikjen tuaj, listojini ato në seksionin e nderimeve / çmimeve. Mblidhni rekomandime nga partnerët kështu që të tjerët mund të shohin se me çfarë dëshironi të punoni. LinkedIn mund të mbajë të gjithë këtë informacion për ju dhe mund t’iu sigurojë atë për personat e tjerë me vetëm një URL të thjeshtë.
Këshillë: Vendosini vetes një kalendar kujtues për të shkuar te profili juaj në LinkedIn një herë në muaj dhe shtoni apo modifikoni informacionin sipas nevojës.
4. Lexoni lajmet e reja
Shumë kompani dhe njerëz kanë faqet e tyre në LinkedIn në të cilat ju mund të regjistroheni. LinkedIn është një qendër e madhe informacionesh dhe nëse ju jeni duke kërkuar për këshilla se si të krijoni një prototip, një listë të produkteve më inovative të vitit, ose fjalë të mençura se si të jeni më produktive, LinkedIn është vendi ku mund të kërkoni. Ndiqni kompanitë në industrinë e shpikjes tuaj, risitë e liderave të tjerë dhe njerëzit që janë frymëzues për ju.
Këshillë: Vendosni mënjanë çdo ditë pak kohë për të lexuar të rejat e industrisë suaj duke lexuar artikujt e LinkedIn.
Shpikësit duhet të shtojnë LinkedIn-in në listën e tyre të faqeve të mediave sociale që t’a përdorin për të promovuar idenë e shpikjes së tyre. Krijoni lidhje të reja, bashkojuni grupeve, hartoni punën tuaj, dhe lexoni lajmet e industrisë tuaj të gjitha në një platformë.
burimi: blog.inventhelp.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.