4 Elementët bazë që historia e kompanisë tuaj të tregohet në mënyrë të jashtëzakonshme - Business Magazine Albania

4 Elementët bazë që historia e kompanisë tuaj të tregohet në mënyrë të jashtëzakonshme

Secili ka një ose disa histori për të treguar. Disa njerëz janë të jashtëzakonshëm në tregimin e atyre historive. Të mësuarit për të krijuar dhe ndarë një histori rritjeje është një aftësi e vlefshme komunikimi që çdo sipërmarrës dhe biznes i vogël duhet të përpiqet ta mprehë. Aftësitë e tregimit do t’ju ndihmojnë të dalloni idenë tuaj ose produktet dhe shërbimet që shisni. Historia e origjinës nënkupton pikërisht atë që zbulon origjinën e një ideje dhe rrugëtimin që ka pasur kjo ide derisa është kthyer në një biznes të suksesshëm. Katër janë elementët bazë që e bëjnë tregimin e një historie të jashtëzakonshme: strukturën, personazhet, konfliktin dhe zgjidhjen.
•Struktura.

Historitë, sipas filozofit grek Aristotelit, duhet të kenë një fillim, mes dhe fund. Këshillat e Aristotelit mbeten ende 2300 vjet më vonë. Fillimi i një tregimi përcakton mjedisin dhe personazhet. Mjedisi përmban pengesa ose konflikte, dhe fundi zgjidh konfliktin.
Lexo: Kujt i lejohet të shikojë trurin Ajshtajnit?

•Personazhet.
Një “histori e origjinës” kap vlerat, misionin, strategjinë dhe qëllimin e kompanisë. Këto janë koncepte abstrakte që duhet të mishërohen. Ne e shohim veten në historitë e njerëzve të tjerë. Fjala kyçe është “njerëz”. Idetë abstrakte mund të përfshihen në një histori të mirë të origjinës, por njerëzit e vërtetë duhet të jenë ata që bartin mesazhin. Nëse ata njerëz sfidojnë status quo-në në një farë mënyre, ata janë edhe më bindëse për t’u ndjekur.

•Konflikti.
Sorkin, një skenarist i famshëm që bëri një shfaqje për Steve Jobs, shpjegonte premisën, dhe të fokusohej në tensionin mes Jobs dhe bordit të Apple. Çdo histori e madhe ka të bëjë me “qëllimin dhe pengesën”, thotë Sorkin. Me fjalë të tjera, një personazh dëshiron diçka dhe diçka tjetër e pengon. Kapërcimi i pengesave është një përbërës thelbësor në rrëfimin e tregimeve për t’i mbajtur dëgjuesit të prirur ndaj tregimit.

•Zgjidhja.
Një histori duhet të marrë fund. Por si? Me mbyllje dhe, në shumicën e rasteve, “Happy end”. Pasi një personazh lufton dhe kapërcen shanset e frikshme, audienca lehtësohet se personi gjen atë që kërkon – ose të paktën transformohet nga përvoja. Në një histori të origjinës së biznesit, fundi thjesht e mbyll historinë me një zgjidhje për problemin ose një zgjidhje për konfliktin. inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0