Kujt i lejohet të shikojë trurin e Ajshtajnit? - Business Magazine Albania

Kujt i lejohet të shikojë trurin e Ajshtajnit?

Pas vdekjes së tij në 1955, truri i Albert Ajshtajn u hoq dhe u nda në 240 pjesë dhe u shpërnda shkencëtarëve në mbarë botën. Albert Ajshtajn vdiq nga një aneurizëm abdominal në moshën 76 vjeçare, në Qendrën Mjekësore Universitare të Princeton në Plainsboro, New Jersey. Sipas dëshirës së tij, eshtrat e fizikanit legjendar u dogjën dhe hiri u shpërnda në një vend të pa zbuluar ende.
Menjëherë pas vdekjes së tij, njeriu që mbikëqyri autopsinë e Ajshtajnit ishte një patolog i spitalit Princeton i cili  hoqi trurin e fizikantit duke mbajtur pjesën më të madhe te trurit në posedim personal për më shumë se 40 vjet. Sot, 170 nga ato blloqe janë kthyer në qendrën Mjekësore Universitare të Princeton dhe sipas BBC disa nga indet e trurit të Ajshtajnit janë vendosur në Muzeun Mjekësor Mutter në Filadefia ndërsa shumë pjesë të tjera ende mungojnë.
Lexo: Kumbaro: Shqipëria, zero ndotëse në raport me vendet e tjera!

Mjeku patolog Thomas Stoltz Harvey por edhe mjek të tjerë tregojnë se truri i Ajshtajnit kishte diçka të jashtëzakonshme dhe se analiza e duhur mund të shpjegojë gjenialitetin e fizikantit. Pasi hoqi dhe ndau në inde trurin e Ajshtajnit në 1955, Thomas Stoltz Harvey urdhëroi që disa prej blloqeve të priten në 12 grupe prej 200 fetave shumë të holla indi (sa gjysma e gjerësisë së fijes së flokut). Pa lejen e familjes së fizikantit, Harvey shpresonte të zbulonte sekretet e fshehura të trurit. Sot shkencëtarëve u lejohet të shikojnë trurin e gjeniut vetëm nëse i ofrojnë Qendrës Mjekësore një propozim shumë  bindës.

Shumë nga studiuesit të cilët Harvey u ofroi indet e trurit të Ajshtajnit që atëherë i kanë kthyer ato. Megjithatë një pjesë e indeve nuk janë gjetur kurrë ndërsa pjesa më e madhe gjendet në Princeton ku fizikanti vdiq. BBC.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0