39.6 trilionë $ është kontributi i femrave në ekonominë globale - Business Magazine Albania

39.6 trilionë $ është kontributi i femrave në ekonominë globale


Femrat mbajnë 30% të pasurisë private në botë, dhe pjesa më e madhe prej tyre janë ato që e kanë ngritur vetë pasurinë e tyre, sipas një raporti të fundit të Boston Consulting Group.

Për herë të parë në 6 vite, raporti i pasurisë vjetore globale vëzhgoi specifikisht femrat dhe rezultati ishte se midis atyre femrave me kapital privat prej 100,000 $ ose më shumë, 44% e tyre e kanë ngritur të tërën me forcat e tyre, që do të thotë se ato kanë qenë sipërmarrëse ose punonjëse të kompanive dhe e kanë bërë pasurinë e tyre në mënyrë të pavarur. Pjesa tjetër prej 27 % e kanë trashëguar pasurinë e tyre, 15 % e kanë bërë nëpërmjet bashkëshortëve, 9 % prej divorceve dhe 5 % nga një miksim i këtyre kategorive.

Anna Zakrzewski nga Boston Consulting Group theksoi se “hendeku i pagesave midis gjinive po zvogëlohet” për kategorinë e femrave të cilat e kanë bërë vetë pasurinë e tyre. Në total, pasuria e këtyre femrave të marra në shqyrtim i shton 39.6 trilionë $ ekonomisë globale, afërsisht e njëjtë me pasurinё 37 trilionë $ të rajonit të Paqësorit Aziatik e vendosur në prona private.

Që prej raportit më të fundit të BCG rreth pasurisë private të femrave, publikur në 2010-n bazuar në të dhënat e 2009-s, pasuria totale globale e femrave ishte rritur me 3%. Prej 2009-s, kontributi i fermave në ekonominë globale është 2 % më e lartë tani.

 

/Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0