3 zakonet që njerëzit produktivë gjejnë kohë t’i bëjnë përditë

3 zakonet që njerëzit produktivë gjejnë kohë t’i bëjnë përditë


*Nga Daniel DiPiazza

Është me të vërtetë paradoksale. Shumica prej nesh që futen në botën e sipërmarrjes nisen me qëllimin se do të punojnë MË PAK se në punët e tjera normale. Realiteti befasues është se ne shpeshherë përfundojmë duke bërë më shumë nga ajo që mendojmë, sepse i dashurojmë projektet në të cilat përfshihemi. Dhe shpeshherë është pikërisht ajo që duhet për t’i bërë gjërat realitet.

Për të qenë produktivë, është thelbësore që të ndërtosh zakone që të të ndihmojnë për të organizuar ditën tuaj dhe të jepni maksimumin për të. Ja cilat janë ato që ju duhen patjetër.

1. Ngrihuni herët në mëngjes por flini herët në darkë 

Ka periudha të jetës gjatë të cilave nuk është problem që të rrini zgjuar natën vonë duke u munduar që të mbaroni punët që keni në dorë.

Kohët e fundit, jam i një mendimi tjetër, se ndarja e ditë-natës me 8-orarëshe nuk më duket edhe aq e mirë. Të shkoni në shtrat për të fjetur në orën 10 dhe të zgjoheni në 6, është shumë herë më mirë se të shkoni në shtrat në orën 3 të mëngjesit dhe të zgjoheni në orën 11. E kam testuar këtë praktikisht dhe evidenca është shumë e qartë: Performanca ime nuk është e mirë nëse rri zgjuar pas orës 11 të natës.

Ata që e kanë zakon të zgjohen herët në mëngjes kanë dukshëm një avantazh kur vjen fjala për kthjelltësinë mendore, mprehtësinë dhe energjinë.

Vetëm kaq: të zgjoheni herët funksionon më mirë se çdo strategji tjetër për të qenë produktivë. Por për këtë duhet të jeni të sigurtë që e “furnizoni” veten mjaftueshëm me gjumë për të përballuar këtë. Kështuqë shkoni në shtrat!

2. Niseni çdo ditë me një qëllim, fokus dhe meditim

Të startoni ditën me idenë e qartë se çfarë doni të bëni ndryshon GJITHÇKA.

A keni pasur ndonjë ditë kur sapo zgjoheni, gjeni në telefonin tuaj thirrje të humbura, mesazhe dhe emaile që mezi ju presin juve? Gati përditë e njëjta histori? Epo kjo duhet të përfundojë!

Nëse ju pëlqen mund të meditoni. Për shembull, me këmbët e kryqëzuara, një qiri dhe me muzikën që luan në sfondin e atmosferës. Por nëse s’ju mjafton mund të filloni ushtrimin e frymëmarrjes deri në 10 të tilla.

Merrni frymë 10 herë, mendoni rreth objektivave të ditës dhe më pas realizojini! Kjo duket shumë pak për të patur efekt, por nuk është kështu. Nëse jeni të mësuar me mënyrën e të zgjuarit për “gjendje lufte”, atëherë më siguri keni harruar se si është të keni disa momente vetëm për veten tuaj.

Disa nga këto momentet përdorini për t’u rifokusuar te vetja. Ju ndihmon vërtet. Gjatë kësaj kohe mund të krijoni edhe një listë më të mirë të gjërave për të bërë.

3. Aktivitet fizik. Bëjeni atë

Stërvitja është një nga mjetet më ndihmuesë nga arsenali që posedoni. Ajo ju mban emocionalisht dhe fizikisht të shëndetshëm. Për të patur energjinë mendore për të punuar mbi kalendarin e gjërave për të bërë që njerëzit kërkojnë prej jush, ju duhet të gjendeni në palestër.

Pushim!

Të stërvisni veten tuaj fizikisht jo vetëm që ju jep eksperiencën që ju duhet për të menaxhuar zgjidhjen e problemeve në baza të rregullta, por krijon edhe një shtyllë të besueshme në jetën e përditshme, tek e cila ti mund të mbështetesh, edhe nëse çdo gjë shkon gabim. Mendërisht kjo ju rehaton shumë.

Më besoni mua, e di që në fillim nuk ka për të qenë e lehtë për të integruar këto zakone në jetën tuaj. Por nëse ju nuk jeni të shëndetshëm, as biznesi juaj nuk mund të prosperojë. Konsiderojeni atë një investim afatgjatë për biznesin tuaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0