3 gjërat me të cilat duhet të jetoni, sipas ambasadorit të lumturisë - Business Magazine Albania

3 gjërat me të cilat duhet të jetoni, sipas ambasadorit të lumturisë

ambasadorit të lumturisë

Barry Shore ishte një sipërmarrës shumë i suksesshëm kur, nga hiçi, një sëmundje e çuditshme ia ktheu jetën përmbys dhe iu desh të ndryshonte mënyrën se si e shikonte botën.

Barry Shore po jetonte jetën e ëndrrave të shumë njerëzve. Ai e kaloi jetën duke ndërmarrë biznese të ndryshme që e çuan atë të fitonte miliona. Ai ishte i suksesshëm dhe i lumtur brenda asaj që ishte e mundur, derisa një ditë, nga askundi, u zgjua si një katraplegjik. Ai u diagnostikua me Sindromën Guillain-Barre, një sëmundje në të cilën sistemi imunitar sulmon nervat.

E çuan në spital dhe nuk doli për 144 ditë. Ai ndenji dy vjet në shtrat pa mundur as të kthehej vetë. Me kalimin e kohës ai mundi të rifitonte lëvizshmërinë dhe në ditët e sotme mund të ecë me ndihmën e një aparati, por nuk ishte e lehtë për të arritur deri në këtë pikë. Ju do të mendonit se ngjarja shkaktoi depresion dhe zemërim, por nuk ndodhi kështu. Ai ishte i sigurtë se kjo do të kalonte dhe se do të bënte atë që duhej për të vazhduar jetën e tij.

Lexoni: A ka një ekuacion për lumturinë? Ja se si mund ta zbulojmë

Noti ishte një nga ushtrimet që e ndihmoi të rifitonte më shumë lëvizshmërinë. Në fillim ai mund të notonte vetëm një milje. Në 12 vitet e fundit ai arriti të grumbullojë numrin e kilometrave midis Mianmarit dhe New York. Disa mjekë i thanë se nuk do të ecte më. Ishte këmbëngulja e tij që e çoi përpara.

Shore vendosi të fokusohej në gjithçka që mund të bënte dhe ishte nga ajo përvojë që ai mori frymëzim për projektin e tij më të rëndësishëm: “The Joy of Living” (Gëzimi i të jetuarit), një libër ku ai ju mëson se si të eleminoni stresin nga jeta juaj dhe të gjeni gëzim në jetën e përditshme. Ai u bë një folës motivues, ka një podcast dhe shet mallra me një nga mantrat e tij, SMILE.

Më poshtë janë 3 idetë themelore me të cilat duhet të jetoni dhe përdorni shkurtesa për t’i përshkruar ato.

  1. MAD (Make a difference), Bëj një ndryshim: Ideja e parë është që jeta juaj ka një qëllim. Kur lejoni që ky qëllim t’ju motivojë, ju mund të bëni një ndryshim.
  2. SMILE (Seeing Miracles In Life Everyday), Të shikosh mrekulli në jetë çdo ditë: “A je këtu? A mund të dëgjosh, shikosh, qëndrosh apo ecësh? A ke ujë, pije, ushqim dhe çaj? A ke vend ku të flesh? Ke familje dhe miq? Secila prej këtyre gjërave është një mrekulli. Dëshmi të thjeshta të jetës”, thotë Shore në një podcast.
  3. THANK (To harmonize and network kindness) Për t’u harmonizuar dhe lidhur me mirësinë: Të qenit i sjellshëm me njerëzit krijon një ndryshim në botë dhe brenda jush. Praktikoni ta bëni atë tre herë në ditë për pjesën e mbetur të jetës tuaj.

“Biznes nuk do të thotë të jetosh i zënë. Biznes do të thotë të jesh fitimprurës”, Barry Shore

Idetë në librin e tij premtojnë të sjellin gëzim në vendin e punës dhe të zgjidhin problemin e mungesës që i kushton bizneseve triliona dollarë. Si? Duke ju mësuar të kujdeseni për shëndetin tuaj mendor. Për këtë temë është folur aq shumë vitet e fundit, saqë ndoshta tashmë jeni lodhur duke e dëgjuar, por pavarësisht se po diskutohet, ende nuk ka rezultate. Njerëzit dhe veçanërisht kompanitë ende nuk e kanë prioritet shëndetin mendor dhe kjo jo vetëm që është gjëja e duhur për të bërë, por përfundon të jetë e dobishme për të gjithë. Sidomos me pandeminë, është e rëndësishme që t’i kushtojmë vëmendje mirëqenies sonë, në mënyrë që më vonë të jemi produktivë.

Lexoni: 8 libra për t’ju ndihmuar të gjeni lumturinë financiare

Libri i tij i ka ndihmuar njerëzit të gjejnë ekuilibrin mes punës dhe jetës së tyre personale dhe nëse është diçka nga e cila vuani, duhet të dëgjoni ambasadorin e lumturisë.

/entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0