3 Bashkëpunëtorët ose punonjësit më toksikë dhe si t’i trajtoni ata? - Business Magazine Albania

3 Bashkëpunëtorët ose punonjësit më toksikë dhe si t’i trajtoni ata?

Matt Higgins, sipërmarrës, dhe autori i bestsellerit: Burn the Boats: Toss Plan B Overboard and Unleash Your Full Potential, në një postimin e tij detajon pesë lloje të njerëzve toksikë që ai thotë se i ka parë “pa pushim” dhe se si të përballet më mirë me ta. Këtu janë tre nga llojet më toksike sipas tij.

1. Të rrëmbyerit.
Të rrëmbyerit janë të shqetësuar nga sukseset e njerëzve të tjerë, kështu që ata përpiqen t’i marrin për vete. Në një kompani ku kam punuar, shkruan Higgins një miku im doli me një ide për një produkt krejtësisht të ri që do t’i shërbente një tregu të ri. Fatkeqësisht për të, ai ia çoi këtë ide shefit tonë të përbashkët. Shefi e falenderoi dhe më pas vazhdoi me planet për të lançuar produktin e ri në fshehtësi të plotë dhe pa përfshirë mikun tim që i lindi ideja. Miku im mësoi për këtë në ditën kur produkti u shpall në publik. Ai reagoj ashpër. Dhe, edhe pse kompania i dha një promovim, ai u largua shpejt më pas.

Si duhet të trajtoni një rrëmbyes në vendin tuaj të punës? Filloni duke qenë të sigurt dhe këmbëngulës, gjë që do ta bëjë rrëmbyesin  të ngatërrohet me pak me ju, thotë Higgins. Dhe si shef, sigurohuni që me të vërtetë e dini se cilët nga punonjësit tuaj vijnë me ide të mira ose bëjnë punë të shkëlqyera dhe se i njihni ata për këtë.
Lexo: 10 Parime për përditësimin e biznesit tuaj drejt tregut të së nesërmes

2. Martirët.
Martirët grumbullojnë punë qesharake mbi veten e tyre, duke u ankuar gjatë gjithë kohës se sa të pavlerësuar janë dhe si duhet të bëjnë gjithçka. Ata mund të bëjnë shumë punë, por me kosto të madhe psikike për kolegët e tyre dhe shefat e tyre. Nëse keni një punonjës ose koleg që del vullnetar për të gjitha llojet e detyrave mund të keni të bëni me një martir.

Strategjia juaj më e mirë është të bindni martirin se do t’u sjellë dobi të tjerëve nëse nuk i marrin të gjitha punët mbi vete. Tregojuni atyre, për shembull, se praktikanti i ri ka nevojë vërtet për përvojë në një nga këto detyra. Martirët duan lavde për të gjitha përpjekjet e tyre. Kështu që mund të ndihmojë gjithashtu nëse lavdëroni njerëzit që janë të mirë në bashkëpunimin ose delegimin e punës së tyre.

3. Gaslighters (çakmakët).
Këta janë ndoshta punonjësit ose bashkëpunëtorët më toksikë nga të gjithë, sepse ju bëjnë të dyshoni për ndjenjën tuaj të realitetit duke pretenduar për gjëra që nuk janë të vërteta. Nëse keni pasur ndonjëherë dikë që iu shpjegon me zell se diçka nuk është pjesë e punës së tij kur e dini se është në përshkrimin e punës së tij, ose pretendoni se iu premtua një promovim kur ju jeni të sigurt që nuk është bërë një premtim i tillë, ka shumë mundësi ka shumë mundësi të keni pas të bëni me një Gaslighters.

Mënyra më e mirë për t’u marrë me një Gaslighters është të vendosni rregulla dhe afate të përcaktuara  me një gjurmë të qartë letre  në mënyrë që ata të dinë se duhet të kryejnë punën që prisni prej tyre. Pastaj injoroni çdo dramë që ata përpiqen të krijojnë duke ju mashtruar dhe inkurajoni punonjësit e tjerë të bëjnë të njëjtën gjë. “Nëse nuk shpenzoni asnjë energji duke u përfshirë me pikëpamjen e tyre për botën, zjarri që ata po përpiqen të ndezin nuk do të ndizet kurrë,” shkruan Higgins.

inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0