25 pyetje për të bërë në takime one-to-one

25 pyetje për të bërë në takime one-to-one



Takimet one to one u japin udhëheqësve të ekipit dhe anëtarëve të ekipit kohë për t’u lidhur personalisht dhe për të folur në mënyrë private, për pritshmëritë ose shqetësimet e tyre në punë. Të paktën, kjo është ajo që duhet të bëjnë. Fatkeqësisht për shumë ekipe, one to one, është një detyrim i mërzitshëm.
Shumë njerëz ndjehen sikur nuk mund të sjellin tema të rrezikshme në punë dhe shpesh kjo nuk ka lidhje me një frikë realiste nga ndëshkimi. Njerëzit, të cilët punojnë në vendet ku “askush nuk pushon së pushuari”, nuk mund të flasin kurrë, thjesht sepse askush tjetër nuk e bën.

Lexo: Sipas Jeff Bezos, takimet më efektive zhvillohen në këtë orë

Më e rëndësishmja, askush nuk u kërkon atyre. Nëse jeni me fat që keni kohë të takime one to one në kompani, shfrytëzojeni këtë mundësi. Bënjuni punonjësve pyetje që i bëjnë të flasin hapur për pritshmëritë, shqetësimet dhe idetë.

Këtu janë 25 pyetje që drejtuesit dhe anëtarët e ekipit mund të bëjnë, që koha e takimit të jetë më e vlefshme.

Pyetjet që udhëheqësit mund të bëjnë:
Për të mësuar se çfarë po funksionon mirë, në mënyrë që ju dhe ekipi juaj të mund të bëni më shumë:

  1. Ku ndjehesh më mirë në punën që po bëjmë?
  2. Si mund të kombinohemi me njëri-tjetrin për të patur sukses?
  3. Kur keni marrë një mundësi për të mësuar dhe për t’u rritur? Si mund të krijojmë më shumë mundësi të tilla?
  4. A keni parë dikë tjetër të bëjë diçka që mendon se ka punuar vërtet mirë? Çfarë ishte ajo?

Për të mësuar se si mund të mbështetni më mirë anëtarin e ekipit tuaj:

  1. Çfarë duhet të di për ty, që do të më ndihmonte të të mbështes më mirë?
  2. Çfarë po bën këtu, që mendon se është në përputhje më qëllimet e tua afatgjata?
  3. Çfarë po bën që dëshiron ta lësh mënjanë, në mënyrë që të përqëndrohesh në punën tënde më të rëndësishme?
  4. A po të pengon diçka, që ta bësh punën më mire?

Për të patur pyetje dhe feedback në lidhje me punën tënde:

  1. Nëse do të më trajnonje për të patur një ndikim më të madh pozitiv, çfarë do të më thoje?
  2. Çfarë mund të të them për veten time, që mund ta bëjë më të lehtë, për të më kuptuar dhe punuar me mua?

Për të patur ide për përmirësim:

  1. A ka ndonjë pjesë të kompanisë ku dëshiron të ndërveprosh më shumë?
  2. A ke parë diçka kohët e fundit dhe ke menduar me veten “do të doja ta kishim bërë ne atë” ?
  3. A ka diçka jashtë rolit tënd aktual, ku mendon se mund të kontribuoje?
  4. Çfarë rregullash duhet të shkelim?

Pyetjet që anëtarët e ekipit mund të bëjnë për të mësuar më shumë rreth perspektivës së udhëheqësit në punë:

  1. Cila ishte rruga juaj në karrierë?
  2. Çfarë do të dëshironit të ishte e vërtetë në mënyrën se si funksionon ky ekip së bashku?

Pyetje çdokush mund të bëjë
Këto janë pyetje që menaxherët mund të bëjnë zakonisht. Një nga anëtarët e ekipit të takimit që duhet të përpiqen të drejtojnë. Për më tepër, vetëm sepse një person ka një titull, kjo nuk do të thotë se është udhëheqës i talentuar, natyrisht kur bëhet fjalë për këtë pjesë të punës. Pavarësisht nëse je menaxher ose anëtar i ekipit, mund të marrësh një orientim duke bërë këto pyetje.

Përsa i përket punës:

  1. Çfarë të ra në sy kur u takuam për herë të fundit?
  2. Çfarë lajmesh, informacionesh mendon se duhet të dish?
  3. Cila është pika jonë më e dobët dhe si ta zgjidhim atë?
  4. Çfarë duhet të bëjmë sot, për të qenë më konkurrues?
  5. Kush mendoni se është rreziku ynë më i madh tani dhe cili është plani nëse ai ndodh?

Për marrëdhënien tuaj të punës:

  1. A ka ndonjë gjë në lidhje me të cilën je kurioz dhe pyet veten në ankth ose shqetësim për të punuar me mua?
  2. A ka biseda të tjera që duhet të kemi?

Dhe për shkak se ekipet që bëjnë punën më të mirë janë plot njerëz që besojnë njëri-tjetrin, kujdesen për njëri-tjetrin dhe gëzojnë një nivel mbi mesataren e të trajtuarit si një qenie njerëzore në punë:

Lexo: Si të kërkoni dhe të merrni më shumë fleksibilitet në punë

  1. Çfarë po ndodh me ty këto ditë jashtë punës?

25. Si po shkon jeta jote?

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0