Sipas Jeff Bezos, takimet më efektive zhvillohen në këtë orë

Sipas Jeff Bezos, takimet më efektive zhvillohen në këtë orë


Së fundmi në një intervistë me Klubin e Ekonomisë së Washington, Bezos foli për një strategji personale, ai shmang takimet e pasdites për të diskutuar probleme të rëndësishme.

“Unë preferoj t’i bëj takimet e mia të rëndësishme përpara drekës,” tha Bezos. “Çdo gjë që është shumë sfiduese, duhet diskutuar në orën 10. Sepse nëse është ora 5 e pasdites për mua ka mbaruar orari për të diskutuar për punë.”

Rregulli i takimeve “përpara drekës” nuk është vetëm i shkëlqyer, por emocionalisht inteligjent.  Ora 10 u jep të gjithëve mundësinë optimale për t’u zgjuar plotësisht dhe për të përthithur më shumë informacion.

Mendojeni pak: A e keni vënë re se sa qartë mendoni pasi keni bërë një gjumë të mirë gjatë darkës? Apo se si produktiviteti juaj bie, sa më shumë punoni?

Po sikur të ketë nga ata që performancën më të mirë në punë e kanë gjatë mbrëmjes?

  1. “Ngopu” me gjumë

Bezos thotë se prioriteti i tij është një gjumë i rehatshëm për plot 8 orë, në mënyrë që mendja të jetë më produktive nesër në punë.

“Unë mendoj më mirë, unë kam më shumë energji, humori im është më i mirë, të gjitha këto ndodhin kur fle 8 orë gjatë natës,” shpjegon Bezos. “Dhe mendoni pak: për çfarë paguhen drejtuesit? Ata paguhen për të ndërmarrë disa vendime shumë të rëndësishme. Puna e tyre nuk është të marrin mijëra vendime çdo ditë. A ja vlen që këto vendime të jenë jo efektive vetëm sepse ju ndiheni të lodhur, i pakënaqur apo kushedi se çfarë?”

  1. Në fillim, ushqe shpirtin.

Përpara se Bezos të nisë punën, ai mer pak kohë për veten dhe familjen.

“Mua më pëlqen të lexoj gazetën, të pi kafe, të ha mëngjesin me fëmijët para se ata të shkojnë në shkollë,” thotë Bezos. “Unë kam kohën time ‘të vërdallisjes’, dhe ajo është shumë e rëndësishme për mua.”

Sigurisht, rrethanat tuaja ndoshta nuk lejojnë të keni aq shumë kohë në mëngjes sa Bezos, po qëllimi është të zbuloni se çfarë do t’ju ndihmonte ju, trupin dhe mendjen tuaj. Ndoshta pak fiskulturë? Kohë për të reflektuar dhe medituar? Apo si Bezos, një mëngjes i mirë me njerëzit tuaj të dashur?

Duke ushqyer shpirtin, ju do të jeni gati për të bërë një punë të mirë.

  1. Identifiko prioritetet e tua.

Ndonjëherë ne ngatërrojmë termat të ndihesh produktiv me të qenit produktiv.

Ju mund të shkoni në punë dhe menjëherë të ekzekutoni disa detyra të vogla. Ju mund t’i përgjigjeni 20 email-eve apo të vendosni disa prioritete të vogla që varjojnë sipas rëndësisë.

“Nëse marr tre vendime të mirë në ditë, kjo mjafton,” thotë Bezos. “Dhe sigurisht ato duhet të jenë shumë cilësore.”

Sa më shumë përgjegjësi të kesh, aq më i rëndësishëm behët fokusimi. Prandaj, identifikoni gjërat më të rëndësishme të ditës, dhe bëjini ato prioritet.

Që të zhvilloni takime me nivel të lartë dhe të merrni vendimet më të mira sigurohuni që:

  • Të flini mjaftueshëm
  • Ushqeni shpirtin
  • Identifikoni priotitetet
  • Skedulojini takimet e rëndësishme në orën 10 të paradites

Bëni këtë dhe do të filloni të merrni kontrollin, shfrytëzoni më shumë kohën tuaj dhe transformoni plotësisht potencialin e takimeve tuaja.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0