22,000 njerëz u regjistruan aksidentalisht për të pastruar tualetet, sepse nuk i lexuan kushtet për përdorimin e Wi-Fi - Business Magazine Albania

22,000 njerëz u regjistruan aksidentalisht për të pastruar tualetet, sepse nuk i lexuan kushtet për përdorimin e Wi-Fi


Le të jemi të ndershëm, sa prej nesh lexojmë me të vërtetë kushtet kur regjistrohemi për ndonjë gjë? E pra, 22.000 njerëz kanë nënshkruar padashur për të kryer 1.000 orë shërbime në komunitet në këmbim të Wi-Fi falas.

Ofruesi publik i Wi-Fi Purple shtoi një kusht për shaka në rrjetin e saj T & Cs për të ilustruar “mungesën e vetëdijes së konsumatorit” për atë që njerëzit po nënshkruajnë deri kur hyjnë në portalet falas të Wi-Fi.

Lexoni: Ndërtohet fabrika e parë e lëvizshme për riciklimin në botë, e cila kthen mbetjet në tulla

Duke rënë dakord me T & C-në, njerëzit pa dashje ranë dakord për një “klauzolë të shërbimit të komunitetit” që i nënshkruan ata për të pastruar banjot publike, për të gjetur macet e humbura dhe për të pikturuar guackat e kërmijve. Uau.

Përdoruesit mund t’i kërkohet, sipas gjykimit të Purple, të kryejë 1.000 orë shërbimesh në komunitet. Kjo mund të përfshijë pastrimin e mbeturinave të kafshëve në parqet lokale. Sigurimi i maceve dhe qenve të humbur. Pastrimi i tualetëve portativë në festivalet lokale dhe evente të ndryshme. Pikturimi i guackave të kërmijve për të ndriçuar ekzistencën e tyre, heqja e çëmçakëzëve nga rrugët etj.

Çuditërisht, vetëm një person gjatë këtij truku dy-javor i zbuloi kushtet.

Kjo përbën një pjesë të njoftimit të Purple-it se është ofruesi i parë Wi-Fi i pajtueshëm me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR), që përputhet me legjislacionin e ri të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, i cili hyn në fuqi në maj të 2018. Ligjet e reja të GDPR-së do të paraqesin një kusht që kërkon miratimit e përdoruesve para se të dhënat personale ose të sjelljes të tyre mund të përdoren për qëllime marketingu.

Përdoruesit e Wi-Fi duhet të lexojnë kushtet e përdorimit kur ata regjistrohen për të hyrë në një rrjet. Me çfarë janë duke rënë dakord, sa të dhëna po ndajnë dhe çfarë liçence u japin ofruesit? Eksperimenti ynë tregon se është shumë e lehtë të çekosh një kuti dhe të biesh dakord me diçka të padrejtë ,” thotë Gavin Wheeldon, CEO i Purple.

Lexoni: Mark Zuckerberg krijon një fond prej 5 milionë $ për të ndihmuar mësuesit e Silicon Valley që të përballojnë jetesën

Fatmirësisht, kompania nuk ka ndërmend të detyrojë askënd të pastrojë apo të lyejë guacka kërmilli. Çfarë lehtësimi.

burimi: Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0