20 mijë të rinj do ndjekin kurset në teknologji dhe kodim nëpërmjet TUMO-s - Business Magazine Albania

20 mijë të rinj do ndjekin kurset në teknologji dhe kodim nëpërmjet TUMO-s

Rreth 20 mijë të rinj pritet të ndjekin kurset e Qendrës TUMO për teknologji dhe kodim këtë vit. Në konferencën e 4-të ndërkombëtare ICITTBT, kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se Tirana është gati të mirëpresë dy programe të reja studimi që do të lehtësojnë adoptimin e teknologjive të reja dhe krijimin e një ekonomie digjitale të qëndrueshme.

“Pres me padurim që këtë vit të kemi 20 mijë nxënës dhe nxënëse nga 12 deri në 18 vjeç që ndjekin kurset e TUMO-s. Për moshën nga 18 deri në 22 vjeç, do të sjellim projektin ‘Ecole 42’ nga Franca, ndërsa për ata mbi 22 vjeç do të kemi programin ‘Plug&Play’ nga Kalifornia. Me z. Granoff nga AADF diskutuam mbi fillimin e këtyre kurseve semestrin e ardhshëm dhe ta bëjmë Tiranën kampione në teknologji, ashtu siç është në turizëm, dizajn urban dhe fusha të tjera. Tirana po ecën më shpejt se çdo vend tjetër në teknologji dhe, natyrisht, i ka hije të jetë e para,” deklaroi Veliaj.

Tirana mblodhi ekspertë, studiues dhe biznese për të diskutuar zhvillimet më të fundit në Inteligjencën Artificiale, Robotikë, Siguri Kibernetike, Qytetet Inteligjente dhe Ekonominë Digjitale. Veliaj vuri në dukje rëndësinë e këtyre fushave për zhvillimin e qyteteve dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që Tirana është mbushur me aktivitete, por mbi të gjitha me konferenca si këto, që promovojnë digjitalizimin dhe kulturën e punëve të së ardhmes. Tirana sot është ekosistemi më interesant në Ballkan, me punësimin më të lartë në fushën digjitale dhe turizmin. Fëmijët nga mosha 12-18 vjeç e konsiderojnë arsimimin në Tumo si një të drejtë digjitale, me 1,600 deri në 2,000 prej tyre që marrin bursa të plota nga Bashkia. Kjo është thelbësore për Institutin Kanadez të Teknologjisë dhe për ata që investojnë në shkencat që prodhojnë punësimin e së ardhmes,” tha Veliaj.

Konferenca synon të krijojë mundësi të reja për bashkëpunim ndërkombëtar dhe të nxjerrë në pah rolin e Shqipërisë si një qendër e rëndësishme për inovacionin teknologjik në rajon.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0