Krijohet fabrika e parë për prodhimin e paneleve - Business Magazine Albania

Krijohet fabrika e parë për prodhimin e paneleve


Ish-studenti i programit Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci në nivelin master, Feim Brava, tashmë pjesë e stafit të UBT-së, ka filluar të prodhojë diçka të veçantë për tregun tonë, por edhe më gjerë.

Për herë të parë në Kosovë, ai ka krijuar fabrikën “Euro Panel”, në Obiliq, që merret me prodhimin e paneleve.

Sipas tij, panelet janë produkte shumë të kërkuara në tregun vendas e ndërkombëtar dhe po përdoren shumë në ndërtim, prandaj përmes prodhimit të tyre në kompaninë e tij, ai po synon ta mbulojë tregun vendas, por edhe atë ndërkombëtar.

Çdo vit në Kosovë importohen në vlerë tregtare rreth 10 milionë euro panele nga vendet e ndryshme të botës, kurse tashmë, ne jemi prodhuesit e vetëm të paneleve në Kosovë dhe rajon,” tregoi Brava, teksa shtoi se ka zgjedhur pa asnjë ngurrim t’i punësojë studentët e UBT-së, sepse sipas tij, i plotësojnë të gjitha kriteret që kërkohen në tregun e punës.

UBT është një nga institucionet që i aftëson studentët për tregun e punës. Jam jashtëzakonisht i kënaqur dhe besoj se ky bashkëpunim do të funksionojë shumë mirë, sepse UBT ka qenë njëra nga mundësitë më të mëdha për mua, veçanërisht falë bashkëpunimit me rektorin Edmond Hajrizi.

Ndonëse niveli i ulët i punësimit të të rinjve kosovarë është në shifra të ulëta, ish-studenti Brava ka siguruar punë edhe për dhjetëra studentë të UBT-së, të cilët janë duke ndërtuar karrierë në profesionin e tyre.

Njëri ndër studentët e punësuar në kompani, Gentrit Makolli tha se asnjëherë nuk e kishte menduar se do të mund të punësohet ende pa i përfunduar studimet.

Kjo është një mundësi shumë e mirë për ta dëshmuar veten, por edhe me siguruar të ardhura sepse kur filluam fakultetin para tri viteve, nuk kam menduar që do të jetë kaq e thjeshtë të punësohesh,” tregoi studenti Makolli.

Rreth 90% e studentëve dhe ish-studentëve të UBT-së, kanë arritur të punësohen nëpër kompani të ndryshme, por edhe të krijojnë kompanitë e tyre, duke gjeneruar vende pune jo vetëm për veten, por edhe për të tjerët.

burimi: Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0