Dentem zhvendoset në Toronto. Startup-i shqiptar tani vlen 3 milionë $

Dentem zhvendoset në Toronto. Startup-i shqiptar tani vlen 3 milionë $


Dentem, startup-i shqiptar i cili shërben si “urë komunikimi” midis pacientëve dhe dentistëve, tashmë është i suksesshëm, ka disa vite në treg dhe është duke përqafuar të gjitha teknologjitë më të reja, duke përmendur këtu inteligjencën artificiale apo machine learning. Alen Saqe në intervistë për Business Magazine na tregon me detaje arsyet e zhvendosjes në Toronto dhe planet e tyre për të ardhmen e Dentem.

BM: Alen, së fundmi keni lançuar një përditësim të projektit Dx Vision, a mund të na tregoni më shumë rreth këtij projekti? Çfarë risie do të sjell ?

Dx Vision është një algoritëm i cili përdor teknologjitë më të fundit në fushën e Machine Learning apo aftësisë së makinerive për të mësuar nëpërmjet Neural Netowrk. Qëllimi i Dx Vision është që të ndihmoj mjekët stomatolog në evidentimin e problemeve në grafitë dentare, ku këtë gjë deri më tani po e bën më së miri. Kemi punuar për versionin e dytë të këtij algorimti i cili ka rritur ndjeshëm saktësinë dhe sasinë e problemeve të cilat evidentohen brenda një grafie. Së shpejti do të krijojmë partneritete të rëndësishme me universitete të njohura ndërkombëtarisht për këtë projekt.

Momentalisht jemi duke biseduar me dy universitete, një në Australi dhe një në Kanada dhe mendoj se njëri ndër ta ose edhe të dy do të jenë partnerët tanë për ta zhvilluar këtë teknologji edhe më tej. Mundësitë e zhvillimit të këtij projekti janë të pafundme. Që nga aplikimi në fushën e onkologjisë ose diagnostikimin e kancerit oral që në fazat e herëshme deri tek matja e humbjes së kockës në nofull edhe gjithçka mund të bëhet vetëm me ngarkimin e një imazhi dixhital në platformën tonë. Inteligjenca artificiale për mendimin tim është fusha më emocionuese e teknologjisë në këto moment që ndodhemi tani.

Lexo: Dentem sjell Dx Vision – E ardhmja e njohjes së imazhit tashmë në çdo klinikë dentare

BM: Aktualisht Dentem është zhvendosur në Torono të Kanadasë. Pse keni zgjedhur pikërisht Kanadanë dhe cila është arsyeja e kësaj lëvizje ?

Ne zgjodhëm Toronton për disa arsye. Pasi shëtitëm pjesën më të madhe të Europës, vizituam Amerikën dhe pamë botën e inovacionit në vendet arabe ose më saktë në Dubai prapë anoheshim drejt Amerikës së Veriut. Një ndër arsyet më të rëndësishme është edhe tregu. Tregu më i madh për fushën në të cilën ne po punojmë ndodhet këtu dhe në Toronto kemi mundësinë ta shtyjmë më tej inovacionin tonë dhe më pas të futemi edhe në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithmonë me synimin për t’u bërë një platformë globale, që deri më tani besoj se i kemi bërë hapat e parë strategjik për ta arritur. Një ndër arsyet e tjera të zhvendosjes sonë në Toronto është edhe investimi i konsiderueshëm që kemi marrë rishtazi me një vlerësim tejet të mirë të Dentem.

DentemVlerësimi aktual i kompanisë është 3 milionë $ dhe synimi ynë është ta dyfishojmë ose trefishojmë vlerën në 18 muajt e ardhshëm. Përpos të gjitha fakteve të përmendura më sipër më duhet të ndalem pak edhe tek ekosistemi i inovacionit. Toronto dhe një pjesë e mirë e qyteteve të Kanadasë janë lider në shumë drejtime të kerkimit edhe zhvillimit sidomos në fushën mjekësore. Duke qenë fizikisht këtu e ndjen të gjithë energjinë që rrezaton ekosistemi dhe ndjehesh më i motivuar për të ndryshuar botën.

BM: Le të kthehemi pak në kohë. Dentem para disa muajsh u bë pjesë e Station F, inkubatorit më të madh në Europë. Çfarë të mirash solli ky bashkëpunim dhe a vazhdon ende?

Lëvizja jonë në Paris ishte një ndër tentativat tona si startup në rritje për të gjetur një ambjent të përshtatshëm për të vazhduar rritjen. Ishte një ekperiencë shumë e mirë dhe mund të ketë qenë edhe shtysë për ne, për të ardhur në Toronto. Kampusi i Station F, në Paris është kampusi më i bukur që unë kam parë deri më sot (përfshi kampuse nga Silicon Valley, Dubai, Berlin, Ljubljana e shumë të tjerë) dhe është një ambjent i jashtëzakonshëm. Bashkëpunimi u ndërpre për vetë faktin se nuk mund të jemi gjithandej në të njëjtën kohë, sidomos në këtë fazë kritike të kompanisë tonë. Por kam përshtypjen se me Parisin do të vazhdojmë të kemi lidhje në botën e inovacionit por mbase në fushën e hardware. Më mirë këto t’ja lëmë të ardhmes.

Lexoni: Dentem i bashkohet “Station F”, inkubatorit më të madh të startupeve në Europë

BM: Cilat janë planet tuaja në vazhdimësi? Ku do ta shohim Dentem përgjatë vitit 2018?

Planet tona për të ardhmen janë të shumta. Një pjesë e tyre nga ana komerciale për kapjen e një pjese të tregut në Toronto dhe Ontario dhe një pjesë tjetër e tyre për zhvillimin e teknologjive të reja të kërkim zhvillimit dhe perfeksionimin e këtyre projekteve që kemi lançuar tashmë. Mbrapa nuk mbetet as vendi ynë. Duam ta kthejmë Tiranën në një hub për zhvillimin e produkteve dhe kemi ndërmend të investojmë edhe aty sidomos në burimet njerëzore. Siç shumë persona mund ta dinë se Dentem është kompani e suksesshme, jo sepse përdorim teknologjitë e fundit por sepse jemi një ekip me njerëz të apasionuar pas teknologjisë dhe që mund të ndërtojmë produkte shumë solide që mund të pushtojnë botën dhe këtë po e vërtetojmë dita ditës. Pra jemi një kompani e ndërtuar nga njerëz në rradhë të parë dhe ky është aseti ynë më i rëndësishëm dhe pikërisht në këtë pikë do t’i vazhdojmë investimet tona edhe në Tiranë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0