11 sekrete që ekspertët e marketingut nuk duan që ju t’i dini - Business Magazine Albania

11 sekrete që ekspertët e marketingut nuk duan që ju t’i dini


Kur shkojmë në kafene apo në një dyqan, zakonisht kemi një ide se çfarë do të blejmë. Megjithatë, shpesh bëjmë blerje që nuk mund t’ia shpjegojmë as vetes më vonë.

Ja disa mënyra se si ‘mashtrohemi’ nga marketingu dhe shpenzojmë shumë më tepër sesa kishim menduar fillimisht.

Artikulli u publikua më parë në faqen 100 të numrit 21 të revistës Business Magazine AlbaniaJu mund të Shfletoni Këtu nr. 21 të saj.

Ofrimi i një produkti trendy

Mallrat më të thjeshta ndonjëherë kthehen në lavdi pas një ribrandimi. A do të blinin të rinjtë modernë ëmbëlsira të zakonshme dhe të bënin fotografitë e tyre për Instagram? Aspak! Megjithatë, nëse ndryshoni pak recetën, freskoni pamjen e tyre dhe i ktheni në muffins apo cupcakes të këndshëm do të përfitoni një produkt ‘të ri’.

Truke psikologjike në menu

Ja se si restorantet kompozojnë menutë e tyre:

  • Përdorimi i imazheve familjare. Shfaqja e imazheve dhe termave të familjes dhe të fëmijërisë ngjallin kujtime të mira. Kur porosisim “supën e gjyshes”, subkoshienca jonë na çon në fëmijëri.
  • Përshkrimet e shijes bëjnë reflekset tona ushqimore të reagojnë. Si mund të rezistojë dikush pasi lexon “bukë e freskët me një kore krokante”?
  • Vendosja. Pjesa e sipërme e menusë është vendi ku shikoni së pari. Kjo është arsyeja pse restorantet vënë ushqimet më të shijshme dhe më të shtrenjta atje.
  • Ngjyrat e ngrohta. Hije të tilla zgjojnë oreksin tonë.
  • Truket e çmimeve. Njerëzit kanë probleme me ndarjen e parave të tyre dhe restorantet e dinë këtë. Kjo është arsyeja pse ata shpesh nuk tregojnë monedhën.

Përdorimi i krahasimeve

Nëse konsumatorët i konsiderojnë disa mallra shumë të shtrenjtë dhe i shmangin, marketerët e përdorin këtë truk: ata shtojnë një produkt të ngjashëm me një çmim më të lartë në mënyrë që çmimi fillestar të duket i lirë sa për krahasim dhe shitjet e tij do të rriten përsëri.

Krijimi i një legjende

Një veprim më i mirë është krijimi i një legjende që do të ndjekë produktin dhe nuk ka rëndësi nëse ka kuptim apo jo. Milky Way, për shembull, bëri një reklamë televizive në fillim të viteve ’90, duke treguar një copë çokollate që lundronte në një gotë me qumësht. Nuk ka sens apo jo? Sigurisht! Megjithatë, u bë një karakteristikë dalluese për çokollatat Milky Way.

Përdorimi i përtacisë sonë

Tregtarët e dinë se ne jemi shpesh dembelë të hapim kutitë plastike e të marrim vetëm një shishe. Ata e dinë se, shumë njerëz do të mendonin se është një ide e mirë të marrin të gjithë kutinë për përdorim të mëvonshëm.

Përdorimi i psikologjisë njerëzore

  • Ne tentojmë të vendosim në etiketën e kuqë çmim të reduktuar, edhe pse nuk është gjithmonë kështu: çmimi mund të mbetet i njëjtë dhe etiketa është vetëm një copë letër e ndritshme.
  • Një karrocë e madhe. Një mashtrim i mirënjohur për të na detyruar në blerjen e më shumë produkteve sesa ne në fakt kemi nevojë.
  • Lëvizja nga e majta në të djathtë. Shumë dyqane janë sistemuar në mënyrë që klientët të shkojnë në drejtim të kundërt. Ne gjithmonë kthehemi majtas dhe më së shpeshti shikojmë në mes të murit në të djathtë – pikërisht aty ku tregtarët vendosin mallrat e skaduara ose më të shtrenjta.
  • Pllaka të vogla në dysheme. Karrocat bëjnë zhurmë shumë më tepër mbi to dhe ne ngadalësojmë për të shmangur atë. Kjo na bën të shpenzojmë më shumë kohë në dyqan, duke u hedhur një vështrim më të mirë ofertave dhe ndoshta duke blerë më shumë.

Lexoni: Sekretet e marketingut dixhital që do t’ju ndihmojnë të rrisni biznesin tuaj

Të shesësh dy herë më shumë pa shumë përpjekje

A keni menduar ndonjëherë pse njerëzit në reklamat e çamçakëzeve gjithmonë marrin dy copa në një kohë? Ky është një truk për t’ju bërë të mendoni se është mënyra e duhur për ta përtypur. Ndërkohë, do të konsumoni dy herë më shumë produkte gjatë të njëjtës periudhë kohore dhe prodhuesi do të shesë më shumë. E njëjta gjë vlen edhe për disa ilaçe dhe vitamina.

T’i bëni gjërat të shërbejnë më pak

Në vitin 1957, Henckels prodhoi një qërues patatesh që njerëzit e blinin vetëm një herë në jetë. Shitjet ishin të ulëta. Pastaj dikush doli me një ide gjeniale për të ndryshuar ngjyrën e qërueses së patateve dhe njerëzit i hidhnin aksidentalisht bashkë me lëkurat e patates. Në këtë mënyrë shitjet u rritën përsëri.

Mundohuni të kujtoni – ndoshta keni mjete me karakteristika të ngjashme.

Shtimi i autoritetit

Prodhuesit gjithmonë përpiqen të shtojnë “peshë” në prodhimet e tyre. Për shembull, ata ju informojnë se në shampo gjenden esenca të luleve ekzotike, edhe nëse raporti është 1: 10,000 dhe mund të shpërfillet dobia e lules për flokët.

Një tjetër truk është të thuhet se kjo shampo rekomandohet nga çdo stilist në Paris.

Lexoni: Si mund të bindni konsumatorët të blejnë tek ju pa marrë parasysh çmimin?!

Rritja artificiale e çmimeve për mallra të ngjashme

Rezulton se mallrat për femrat kushtojnë 7% më shumë se produktet e ngjashme për meshkujt, pavarësisht dallimit të vetëm që është ngjyra e tyre. Ky fenomen ka qenë i emërtuar si “tatimi rozë” dhe është për shkak të mendimit se femrat janë kliente më të mira.

Kjo ka të bëjë veçanërisht me shampot, aksesorët e rrojës dhe mallrat e fëmijëve.

Mallrat e keqpërfaqësuara

Ekspertët e marketingut shpesh manipulojnë me terma kur vendosin përshkrime për produktet ushqimore. Për shembull, patatet e skuqura të njohura si Pringles nuk janë në të vërtetë patate të skuqura. Përmbajtja e patates është 42%, çka shpjegon edhe formën e tyre të përsosur. E njëjta gjë vlen edhe për djathin, sidomos në feta të paketuara veçmas: përmbajtja e djathit aktual është më pak se 51%. Prodhuesit duhet ta etiketojnë atë “produkt djathi”.

Artikulli u publikua më parë në faqen 100 të numrit 21 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 21 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0